John Kerry: Kosova, Partner i Rëndësishëm në Luftën Kundër Terrorizmit

Sekretari Kerry në letrën e tij drejtuar Hoxhaj thotë se “trembëdhjetë vjetori i sulmeve, na përkujton se lufta jonë e përbashkët për t’i dhënë fund terrorizmit mbetet një prioritet i ngutshëm”.

Ai ka thënë se Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit përbën kërcënim real për të gjithë komunitetin ndërkombëtar.

“Ne e mirëpresim kontributin e Kosovës në këtë përpjekje duke përfshirë arrestimin e luftëtarëve të huaj dhe përkrahësve të tyre dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”, ka thënë Kerry në letrën drejtuar ministrit në largim Hoxhaj.

Presidenti Obama dhe  unë për këtë arsye kemi bërë thirrje për një koalicion global për ta degraduar dhe përfundimisht shkatërruar ISIL-in përmes një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme kundër terrorizmit”, ka thënë më tutje sekretari Kerry.

Në luftën e nisur në vitin 2011, jetën e kanë humbur mija njerëz, ndërsa shumë të tjerë kanë emigruar jashtë vendit.

Ndërsa Uashingtoni me 28 shtator ka nisur fushatën e vet ajrore në Siri të cila është mbështetur edhe nga aleatët arabë si Bahrejni, Jordania, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.