Brovina: Nuk Do Ta Thërras Vazhdimin e Seancës

Kërkesës së 62 deputetëve për seancë të Kuvendit, Flora Brovina i është përgjigjur me idenë për një “mbledhje konsultative” me përfaqësues të partive politike të përfaqësuara në Kuvend.

“Nesër në orën 12:00, kam ftuar përfaqësuesit e të gjitha partive politike në takim konsultativ për të biseduar për vazhdimin e seancës”, ka thënë Brovina para gazetarëve.

Ajo ka bërë të ditur se është hera e tretë që i ka ftuar përfaqësuesit e partive në seancë konsultative.

“Është hera e tretë që po i ftoj, por kësaj here më janë drejtuar me kërkesë”, ka thënë Brovina. “Për respekt të këtyre 62 deputetëve, po e thërras këtë seancë konsultative”, u shpreh ajo.

E pyetur nga gazetarët se a do ta thërrasë mbajtjen e seancës në parlament, ajo është përgjigjur shkurt “Jo”.