ISIS Po Lufton Me Armë Kineze, Ruse, Amerikane e Serbe

Sipas raportit të publikuar nga grupi i hulumtimit Conflict Armament Research, Serbia zë vendin e pestë për nga origjina e armatimit të përdorur nga ISIS pas Kinës, vendeve të ish Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë.

Ky institut tha se ka dokumentuar municionin e përdorur nga ISIS i cili thuhet jetë prodhuar në 21 shtete, me datë të prodhimit prej vitit 1945 deri në 2014.

“Dy periudha të prodhimit, ato të viteve 1970, 1980 dhe 2000 janë më të pranishmet në mostra dhe përbëjnë municionin e prodhuar në Kinë, Serbi, vendet e ish Bashkimit Sovjetik dhe ShBA”, thotë raporti.

Prej 1730 llojeve të armatimit të analizuara, 142 janë prodhuar në Serbi, krahasuar me 445 në Kinë, 338 në vendet e ish Bashkimit Sovjetik, 323 në ShBA dhe 154 në Rusi.

Në kuptimin e municionit të prodhuar nga viti 2010 e këtej, Serbia është radhitur e katërta si vend i origjinës pas Bullgarisë, Kinës dhe Turqisë.

Municioni i prodhuar së fundmi është bërë në fabrikën me pronësi shtetërore “Prvi Partizan” në qytetin e Uzhicës.

Në gusht, vendet ballkanike Shqipëria dhe Kroacia kanë thënë se do t’u transferojnë forcave kurde sasi të municionit për t’u ndihmuar atyre që ta ndalojnë avancimin e luftëtarëve të Shtetit Islamik.