Deputetët e Bllokut Hyjnë në Kuvend, Pavarësisht Shtyrjes së Seancës

Gazetari i KALLXO.com-it para Kuvendit njofton se në Kuvend nga LDK-ja deri tash kanë hyrë Sadri Ferati, Anton Çuni e Sali Morina.

Nga NISMA, në ambientet e Kuvendit janë parë deputetët Jakup Krasniqi, Zafir Berisha e Haxhi Shala, ndërsa nga VV-ja deri tash janë parë në ndërtesën e legjislativit Albulena Haxhiu e Fisnik Ismajli.

Në Kuvend kanë hyrë Besa Gaxherri e LDK-së dhe Donika Kada-Bujupi e AAK-së

Pritet që sot liderët e këtij blloku dhe VV-së të dalin me një qëndrim se si do të sillen në raport me shtyrjen e mbledhjes së Kuvendit nga Flora Brovina.