Albin Kurti, VV

Albin Kurti: S’ka Krizë Politike, Në Krizë Është Vetëm PDK-ja

“’Vetëvendosje’ ka shprehur qëndrimin e vet se është e donmosdoshme që në Republikën e Kosobvës të kemi një parlamentarizëm dhe demokraci. Parlamentarizmi dhe demokracia duhet të nisin të kultivohen, të ndërtohen dhe forcohen në seancat e Kuvendit”, u shpreh Kurti.

Ai nuk ka pranuar ta cilësojë si “krizë politike” atë që është duke ndodhur me formimin e institucioneve tash e sa muaj.

“Është vetëm PDK-ja ajo e cila është në krizë, sepse kurrë nuk ka pasur bashkëpunim më të madh mes partive politike”, tha ai duke iu referuar marrëveshjeve ndërmjet LDK-së, VV-së, AAK-së dhe NISMA-s.

Kurti u shpreh kritik edhe ndaj kryesueses së Seancës Konstituive Flora Brovinës, për të cilën tha se “po i ndërpren seancat dhe nuk po ua jep mundësinë deputetëve që të debatojnë në Kuvend”.