Vetura e Aksidentuar Shkatërron Kamerat e Sigurisë së Policisë

Një veturë e tipit Mercedes është aksidentuar të enjten në mbrëmje në një shtyllë të dritës, afër stacionit kryesor të Policisë në Prishtinë.

Në shtyllën që është rrëzuar nga i aksidentuar kanë qenë të vendosura edhe kamerat e sigurisë së policisë, të cilat edhe janë parë në tokë të shkatërruara.

Rastin e ka konfirmuar edhe Florie Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Nëse ky aksident ka pasur për qëllim pikërisht rrëzimin e kamerave të sigurisë, Ahmeti tha se hetuesit janë duke u marrë me këtë çështje dhe për se për detaje të mëtutjeshme do të njoftojë më vonë.