Papa i Të Varfërve Që Po Vjen në Tiranë

“Njerëzit e mi janë të varfër dhe unë jam njëri prej tyre,” tha ai më shumë se një herë, duke shpjeguar vendimin e tij për të jetuar në një apartament dhe për të gatuar vetë darkën e tij. Ai ka këshilluar gjithmonë priftërinjtë e tij të tregojnë mëshirë dhe kurajo apostolike dhe ta mbajnë derën të hapur për çdokënd. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë ndaj Kishës, tha ai në raste të ndryshme, “është ajo që de Lubac e quajti materializmi shpirtëror”, gjë që do të thotë, “të jesh egocentrik”. Dhe kur ai flet për drejtësi shoqërire, ai i bën thirrje njerëzve para së gjithash të ndjekin Katekizmin, të rizbulojnë Dhjetë Urdhëresat dhe Bekimet.Projekti i tij është i thjeshtë: nëse ndjek Krishtin, ti kupton se nëpërkëmbja e dinjitetit të një personi është një mëkat i rëndë”.

Pavarësisht karakterit të tij të rezervuar – biografia e tij zyrtare përbëhet vetëm nga pak rreshta, së paku deri në kohën kur u emërua Kryepeshkop i Buenos Aires – ai u bë një pikë reference për shkak të qëndrimeve të ashpra që mbajti gjatë krizës financiare dramatike që goditi vendin e tij në vitin 2001.

Ai ka lindur në Buenos Aires më 17 dhjetor 1936, djali i emigrantëve italianë. Babai i tij Mario qe një llogaritar i punësuar nga hekurudhat ndërsa nëna e tij, Regina Sivori qe një grua me përkushtim për rritjen e pesë fëmijëve të tyre. Ai u diplomua si teknik kimist dhe zgjodhi rrugën e priftit, duke hyrë në Seminarin Dioqezian të Villa Devoto. Më 11 mars 1958 ai hyri si rishtar në Shoqërinë e Jezusit. Ai përfundoi studimet në shkencat humane në Kili dhe u rikthye në Argjentinë në vitin 1963 për t’u diplomuar në filozofi nga Colegio de San José në San Miguel. Nga viti 1964 deri më 1965 ai dha leksione letërsie dhe psikologjie te Kolegji i Zoja e Papërlqyer në Santa Fé dhe më 1966 ai dha të njëjtën lëndë në Kolegjin Salvatore në Buenos Aires. Gjatë viteve 1976-70 ai studioi teologji dhe mori një diplomë nga Kolegji San José.

Më 13 dhjetor 1969 ai u shugurua prift nga Kryepeshkopi Ramón José Castellano. Ai vijoi studimet gjatë viteve 1970-71 në Universidetin Alcalá de Henares në Spanjë dhe më 22 prill 1973 bëri betimin e fundit me Jezuitët. Kur u kthye në Argjentinë ai punoi si ndihmësprift në Villa Barilari në San Miguel; profesor në Fakultetin e Teologjisë në San Miguel; Këshilltar i Provincës së Shoqërisë Jezuite dhe Rektor i Kolegjit Maximo në Fakultetin e Filozofisë dhe Teologjisë.

Më 31 korrik 1973 ai u emërua Provincial për Jezuitët në Argjentinë, një zyrë që e mbajti për gjashtë vjet. Pastaj rifilloi punën në sektorin universitar nga viti 1980 deri më 1986 dhe shkoi në Gjermani për të përfunduar tezën e tij të doktoraturës; mbikëqyrësit e tij e dërguan në Kolegjin Salvador në Buenos Aires dhe më pas te Kisha Jezuite në Qytetin e Kordobës si udhëheqës shpirtëror dhe pranues rrëfimesh.

Qe Kardinali Antonio Quarracino, Kryepeshkop i Buenos Aires, i cili e deshi si bashkëpunëtor të ngushtë. Kështu, më 200 maj 1992, Papa Gjon Pali i Dytë e emëroi atë peshkop të Buenos Aires.Më 27 maj ai mori ordinancën episkopate nga Kardinali në katedrale. Ai zgjodhi moton e tij episkopale, miserando atque eligendo, në uniformën e tij dhe vendosi ihs, simbolin e Shoqërisë së Jezusit.

Ai dha intervistën e tij të parë si peshkop për një gazetë famullie, Estrellita de Belém. Ai u emërua menjëherë ZëvendësPeshkop i distriktit Flores dhe më 21 dhjetor 1993 iu besua edhe zyra e Vikarit të Përgjithshëm të Kryedioqezës. Kështu nuk qe surprizë kur, më 3 qershor 1997, ai u ngrit në dinjitetin e Bashkëajdutantit të Kryepeshkopit të Buenos Airesit. As nëntë muaj më vonë, pas vdekjes së Kardinalit Quarracino, ai e pasoi atë më 28 shkurt 1998 si Kryepeshkop, Primat i Argjentinës dhe i besimtarëve të Ritit Lindor në Agjencinë të cilët nuk kanë kryetar të ritit të tyre.

Tri vite më vonë më 21 shkurt 2001, Papa Gjon Pali i Dytë e shpalli atë Kardinal, duke i dhënë titullin San Roberto Bellarmino. Ai i kërkoi të mos shkojë në Romë për të festuar krijimin si Kardinal por më shumë t’i dhurojë të varfërve atë që do të shpenzonte për udhëtimin. Si Kancelar i Madh i Universitetit Katolik të Argjentinës, ai është autor i librave: Meditaciones para religiosos (1982), Reflexiones sobre la vida apostólica (1992) and Reflexiones de esperanza (1992).

Në tetor 2001 ai u emërua Relator i Përgjithshëm i Asamblesë së Përgjithshje të DHjetë të Sinodit të Peshkopëve të Ministrisë Episkopale. Kjo detyrë iu besua atij në minutën e fundit për të zëvendësuar Kardinalin Edward Michael Egan, Kryepeshkop i Nju Jorkut, i cili qe i detyruar të qëndronte në shtëpinë e tij për shkak të sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Në Sinod ai i vuri rëndësi të veçantë “misionit profetik të priftit”, të qenit të tij si “profet i drejtësisë,” detyrës së tij “për të predikuar pa pushim”, doktrinës shoqërore të Kishës dhe gjithashtu “që të shprehin gjykim autentik në çështje të fesë dhe moraleve”.

Gjatë kësaj kohe, Kardinali Bergoglio po bëhej gjithnjë e më popullor në Amerikën Latine. Pavarësisht kësaj, ai nuk hoqi dorë kurrë ndaj përqasja e tij e matur dhe stili strikt i jetesës, të cilën disa e kanë përkufizuar si gati “asketik”. Në këtë frymë varfërie, ai refuzoi të emërohet si President i Konferencës së Priftërinjve të Argjentinës në vitin 2002, por tri vite më vonë u zgjodh dhe, më 2008, u rikonfirmua për një mandat të ri trevjeçar. Ndërkohë në prill 2o05 ai mori pjesë në Konklavën në të cilën u zgjodh Papa Benedikt i XVI.

Si Kryepeshkop i Buenos Aires – një dioqezë me më shumë se 3 milionë banorë – ai konceptoi një projekt misionar të bazuar në bashkëjetesën dhe evangjelizmin. Ai pati katër objektiva kryesorë: bashkësi të hapura dhe vëllazërore, udhëheqës laikë të informuar në rol kryesor, përpjekje evangjelizuese për tiu drejtuar çdo banori të qytetit dhe ndihmë për të varfrit e të sëmurët. Ai synoi të rievangjelizonte Buenos Airesin, “duke marrë parasysh ata që jetonin atje, strukturën dhe historinë”.

Ai i kërkoi priftërinjve dhe njerëzve laikë të jetonin sëbashku. Në shtator 2009 ai filloi një fushatë solidariteti për dyqindvjetorin e pavarësisë së vendit. Dyqind agjenci bamirëse duhet të krijohen brenda vitit 2016. Dhe në një shkallë kontinentale, ai pret shumë nga ndikimi i mesazhit të Konferencës Aparecida të vitit 2007, deri në pikën sa e përshkroi atë si “Evangelii Nuntiandi të Amerikës Latine”.

Deri në fillim të vakancës papnore, ai qe anëtar i Kongregacionit të Faljes Hyjnore dhe Disiplinës së Sakramenteve, Kongregacionit për Klerin, Kongregacionit të Instituteve të Jetës së Shenjtë dhe Shoqërive për Jetë Apostolike. Qe anëtar i Këshillit Papnor për Familjen dhe Komisionit Papnor për Amerikën Latine.

Ai u zgjodh Papë më 13 mars 2013.

Marrë nga L’Osservatore Romano, Year LXIII, number 12.