Analistët Duan Sërish Ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese

Sipas tyre, Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e vet, vetëm ka treguar se kush është grupi më i madh dhe kush ka të drejtë ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por nuk ka dhënë zgjidhje për situatën e krijuar.

Kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, të enjten ka mbyllur seancën konstituive, pasi që PDK-ja nuk arriti t’i siguroj votat e mjaftueshme për të zgjedhur Arsim Bajramin kryetar të Kuvendit.

Pas mbylljes së seancës, e para e vendit, Atifete Jahjaga, ka ftuar në konsultime të ndara liderët e partive politike për të biseduar në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

Por edhe pas takimit me Presidenten, liderët vazhdojnë  me qëndrimet e tyre të kundërta.

PDK-ja thotë se e ka të drejtën absolute për të propozuar kandidatin për kryetar, duke u bazuar ne zgjedhjet e 8 qershorit dhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse, deputetet e koalicionit VLAN thirrën në atë se e kanë shumicën në vend.

Nga ana tjetër, zhëdhënësi i presidentës, Arbër Vllahiu, në emisionin Jeta në Kosovë, ka thënë se zgjidhja e problemit mbetet të zgjidhet në Kuvend, nga vet deputetet.

Driton Selmanaj nga Instituti KDI thotë se me situatën e krijuar të enjten u konfirmua paqartësia e aktgjykimit të gjykatës kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e dhënë nuk ka dhënë asnjë zgjidhje, përkundrazi e ka komplikaur situatën”, tha Selmanaj.

Ai tha se tani nevojitet një reflektim të partitë politike për tarë të parë se se kush realisht ka mundësin për të bërë institucionet, por sipas tij, nëse partitë politike nuk e bëjnë një gjë të tillë mbetet edhe një zgjidhje tjetër që Presidentja të kërkojë edhe një herë sqarim në Gjykatën Kushtetuese se çfarë duhet vepruar.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon vetëm kush është grupi më i madh parlamentar dhe në seancën konstituive kush ka drejtë për të propozuar, por nuk jep zgjidhje çka nëse ai nuk arrin ta zgjedh, ndërkohë që ofron mendin tjetër që vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje”, shtoi Selmanaj.

Edhe Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, tha se me situatën e krijuar, i jep mundësi disa ditore PDK-së që të reflekton dhe përfundimisht të heq dorë nga insistimi i saj që qeverisja në Kosovë, nuk mund të themelohet pa pjesëmarrjen e tyre.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese u njeh të drejtën PDK-së që të propozoj kandidatin për kryeparlamnetar, por kjo e drejtë nuk nënkupton që nuk është e shtjerueshme dhe do të duhej të interpretohej nga ana e PDK-së si apsolute”, tha ai.

”Nëse PDK nuk është në gjendje të garantoj këtë punë, atëherë mbi bazë të parimeve morale dhe të nevojës politike në Koosvë, Pdk do të duhej të hiqte dorë nga ky pozicion”.

Kurse, Albert Krasniqi nga Instiuti KIPRED, thotë se nëse nuk bëhet një konsensus në mes palëve atëherë zgjedhjet janë opsion i mundshëm.

“Nëse palët vazhdojnë me këtë bllokad ose duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha Krasniqi.

Por, Krasniqi e sheh si të rrezikshme vazhdimin e bllokadës politike. Sipas tij qytetarët mund të marrin vet çështjen në dorë.

“Nëse vazhdon kjo bllokadë deri në fund të vitit, prej 1 janarit qytetarët do të mbesin pa rroga sepse nuk miratohet buxheti dhe kjo mund të krijojë trazira të mëdha”, u shpreh Albert Krasniqi.