Pas Skocisë, Katalonia...

Mundësia që iu dha Skocisë për t’u pavarësuar ka zgjuar separatistët evropianë. Përvec katalonasve, radhët e tyre përfshijnë edhe baskët në veri të Spanjës; korsikanët që duan të ndahen nga Franca; italianët nga disa rajone veriore dhe flaman- folësit në Belgjikë të cilët kërkojnë më shumë autonomi, pavarësi apo bashkim me Holandën.

Presidenti rajonal i Katalonisë, Artur Mas, mbështeti pavarësimin e Skocisë, por tha se katalonasit duan rastin e njëjtë sikur e patën skocezët. Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, tha se do ta bllokojë një votim të planifikuar për 9 nëntor në rajonin e pasur verilindor ku jetojnë 7.5 milionë banorë.

“Ajo që ndodhi në Skoci dhe në Mbretërinë e Bashkuar nuk është kthim prapa për ne sepse ajo që duam ne në Kataloni është që ta kemi mundësinë për të votuar. Mundësinë e njëjtë”, tha Mas.

Parlamenti i Katalonisë votoi me 106 vota për dhe 28 kundër për t’i dhënë atij fuqinë për ta thirrur referendumin. Mas nuk dha një datë të saktë se kur do të mbahet referendumi.

Mbështetësit e quajtën votimin në parlament si një shenjë e madhe e mbështetjes.

Por për dallim prej Skocisë, referenduminë Kataloni nuk do të rezultonte me ndarje por do të kërkonte nga katalonasit nëse ata e duan ndarjen. Nëse përgjigja është “Po”, Mas thotë se kjo do t’i jepte atij një mandat politik për ta negociuar rrugën drejt pavarësisë.

Por Kushtetuta e Spanjës nuk i njeh referendumet në ët cilat nuk përfshihen të gjithë spanjollët, dhe ekspertët thonë se Gjykata Kushtetuese do ta shpallë atë si ilegal.