Skocezët Thonë: Më Mirë Bashkë

Vendimi parandaloi një ndarje pas 307 viteve bashkimi me Anglinë dhe solli një ndjenjë të thellë besimi për establishmentin politik britanik, përfshirë edhe kryeministrin David Cameron i cili u përball me thirrjet për dorëheqje nëse Skocia do të ndahej.

Votimi i së enjtes- 55 përqind kundër pavarësisë dhe 45 përqind në favor të saj- erdhi pas një daljeje të paprecedent te kutitë e votimit, me pak më pak se 85 përqind e popullatës.

Shumica e votuesve nuk e mbështetën lutjen pasiononte të Ministrit të parë të Skocisë, Alex Salmond, për ta krijuar një shtet të ri. Votuesit zgjodhën sigurinë e ofruar nga Britania e Madhe me Anglinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.

Për më tepër, rezultati tregon për një dinamikë të re politike në mbretëri dhe Salmond i humbur do të jetë përsëri njeriu që do të kërkojë më shumë pushtet për rajonin e tij larg Londrës.

“Ne kemi zgjedhur bashkimin ndaj ndarjes”, tha Alistair Darling, kryesues i fushatës “jo”, të premten në mëngjes në Glasgou. “Sot është një ditë e madhe për Skocinë dhe Mbretërinë e Bashkuar në përgjithësi”, u shpreh ai.

Ndërsa kryeministri Cameron tha se do t’i zbatojë premtimet e mëhershme për t’i dhënë Skocisë kompetenca të reja në taksat, shpenzimet he mirëqenie. Ai tha se planet e reja të tij do të aprovohen deri në nëntor, ndërsa legjislacioni do të jetë i gatshëm në janar.

“Ne do të sigurohemi se këto përkushtime do të zbatohen në tërësi”, tha Cameron.

“Ne e kemi dëgjuar zërin e Skocisë, tani zërat e milionave në Angli duhet ët dëgjohen”, u shpreh kryeministri britanik.

Ndërsa Salmond pranoi humbjen dhe u bëri thirrje skocezëve që ta pranojnë rezultatin, por ai festoi votimin.

“Ky ka qenë një triumf për procesin demokratik dhe pjesëmarrjen në politikë”, tha Salmond.