Suspendohen Policët Që Po Flinin Gjatë Detyrës

Policët që shihet se janë duke parë ëndrra të bukura, janë fotografuar mëngjesin e 7 shtatorit në afërsi të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në momentin kur janë fotografuar duke fjetur, vetura e tyre kishte dritat e ndezura.

I tërë rasti është iniciuar nga denoncimi që një qytetar u ka bërë policëve në platformën KALLXO.com.

Pak orë pasi që hulumtuesit e platformës KALLXO.com kanë kërkuar shpjegime nga Policia e Kosovës nëse një veprimtari e tillë lejohej me ligj, Policia ka reaguar duke marrë masa ndaj tyre.

“Duke ju falënderuar paraprakisht për bashkëpunimin (dërgimin e fotografive), ju njoftojmë se ndaj dy zyrtarëve policorë që shihen në fotografi janë ndërmarrë masa. Konform  autorizimeve që ne kemi si Drejtori, të dy zyrtarët janë suspenduar për 48 orë, ndërkohë që  IPK-së i është përcjellë si rast për hetim te mëtejmë”, thuhet në njoftimin e policisë.