Fillon Asgjësimi i Materialit të Zgjedhjeve të 8 Qershorit

“Jemi këtu sot në fillimin e fazës së fundit të gjitha procesit zgjedhore të zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, shkatërrimit të materialit zgjedhor”, tha Enis Halimi, kryeshef i Sekretariatit të KQZ-së.

Ai tha se është obligim i KQZ-së që ta bëjë shkatërrimin e gjithë materialit zgjedhor.

Sa i përket shkatërrimit të materialit të cilësuar si të nevojshëm për hetime nga ana e institucioneve kompetente, Halimi tha se ky material nuk do të shkatërrohet.

“Ky material ka cilësi të provës të disa institucioneve, siç është Prokuroria apo Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa dhe ne në konsultim me ta kemi marrë masa që të ruajmë të gjitha materialin e nevojshëm, të cilët ata e kanë cilësuar si të nevojshëm për punën e tyre”, shtoi Halimi.

I pyetur se a është e përgatitur KQZ-ja për zgjedhje të reja  për shkak të ngërçit politik, Halimi tha se institucioni që ai e përfaqëson është në  gjendje që ta përmbushë detyrën e vet.

“Jo vetëm QNR, por edhe institucioni si institucion i përhershëm kushtetues është kurdoherë i gatshëm ta realizojë misionin e tij”, shtoi Halimi.