Plagoset Rëndë Një 38 Vjeçare në Prizren

Policia ka raportuar se një mashkull shqiptar, M.K. 56 vjeçar, është arrestuar si i dyshuar lidhur me këtë rast dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të enjten pasdite kur policia thotë se është raportuar që F.S. ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Prizrenit pasi e njëjta kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.

“Policia në Prizren pas marrjes se informatës menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i Hetimeve Rajonale si dhe njësiti i krimteknikës së bashku me Prokuronin kujdestar të shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me ketë rast”, thuhet në komunikatën e policisë rajonale në Prizren.

Në cilësi të provave materiale, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë të llojit “Zastava” e kalibrit 6.35 milimetra e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë, një karikator , tre fishekë dhe dy gëzhoja.

Viktima është dërguar në QKUK-Prishtine për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e saj është e rëndë.