Gjykata Arsyeton Vendimin për Paraburgim

Gjykata konstatoi se të gjithë të akuzuarit në të kaluarën e afërt kanë udhëtuar jashtë Koosvës duke shkuar edhe në Siri, për t’u kthyer përsëri, ndërsa ekziston rreziku i arratisjes së tyre nëse ndodhen në liri teksa zhvillohen hetime kundër tyre.

Gjykata vendosi t’i mbajë të burgosur të dyzetët edhe për faktin se ata mund të dënohen jo më pak se  pesë vjet nëse vërtetohen veprat penale për të për veprat me të cilat ngarkohen.

Si rrethanë rënduese gjatë vendosjes për caktimin e paraburgimit u konstatua edhe mundësia e të dyshuarve për ndikim në dëshmitarë dhe falsifikim provash.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se të dyshuarit duke qenë se i takojnë një grupi të përbashkët kriminal, po të liroheshin do të përbënin rrezik për kryerjen e sërishme të veprave për të cilat ngarkohen.

Gjykata kërkon nga mediet që për informata rreth kësaj çështjeje t’i drejtohen Prokurorisë së Shtetit, përkatësisht Prokurorisë Speciale, pasi derisa çështja është nën hetim përfaqësues të Gjykatës Themelore nuk do ta komentojë rastin.

Ndaj shqiptimit të masës prej 30 ditëh paraburgim, palët mund të ankohen gjatë 24 orëve të ardhshme.

11:55

Paraburgim Njëmuajsh të Dyshuarve për Terrorizëm

Dyzet të dyshuarve për terrorizëm u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Gjyqtari Vehbi Kashtanjeva vendosi të enjten masën e paraburgimt njëmuajsh për 40 të arrestuarit e së hënës.

Tashmë të paraburgosurit, ngarkohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës me dyshimet për kryerjen e veprave penale: organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, nxitje e urrejtjes përçarëse ose mosdurimit kombëtar, fetar, racor, apo etnik, rekrutim për terrorizëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve.

Kjo prokurori kishte kërkuar pikërisht paraburgimin e këtyre personave, ndërsa KALLXO.com-i e ka dokumentin ku kërkohej ky paraburgim.