“Jeta në Kosovë” për Helmimet në Prizren dhe Plazhin Kontrovers të Batllavës

Çfarë ndodhi me këta tre pacientë, a u shëruan ata, cilat janë pasojat ë tyre shëndetësore, kush ishte buzë vdekjes nga ky helmim?

Po ashtu, mësoni se si ndodhi që Spitali i Prizrenit të mos ketë dokumentacion rreth operimit të tyre, pse personeli mjekësor nuk dinte se si u helmuan këta tre pacientë, cila ishte diagnoza përfundimtare e tyre?

Pse institutet që janë përgjegjëse për këto raste nuk dhanë asnjë konstatim se prej nga erdhi e gjithë kjo situatë, pse Departamenti për Krime Ekonomike i Policisë së Kosovës ngriti kallëzim penal dhe ndaj kujt e bëri atë, si ndodhi që prokurori i rastit ta hedh poshtë kallëzimin penal si të pabazuar, mbi çfarë baze e bëri ai atë?

Pse nuk i hyri në punë prokurorit raporti i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Prizren, i cili konstatoi se nga mostrat e marra në vendin e ngjarjes, doli se 65 për qind e sallave të operacioneve dhe në repart është e papastër?

Çfarë kërkojnë palët nga ky rast, pse ata kanë kundërthënie edhe me avokatin e tyre, kush e paditi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Spitalin e Prizrenit për këto raste, a e dinë këto dy institucione se janë paditur?

Gjithashtu, ju mund ta ndiqni edhe reportazhin për Liqenin e Batllavës.

Çka ka marrë vendim Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me plazhet e Batllavës, sa po e respektojnë qytetarët këtë vendim dhe sa është i pranueshëm për ta vendimi  për ndalimin e çdo aktiviteti turistik në Liqenin e Batllavës, çka paraqet shqetësim serioz në këtë liqe për banorët e kësaj ane, si dhe për Komunën e Podujevës?

Emisionin “Jeta në Kosovë” mund ta ndiqni në RTK çdo të enjte prej orës 20:20, si dhe reprizën të nesërmen në mesditë.