AAK: Hap Para Drejt Sqarimit të Akuzave

Sipas AAK-së, e tërë puna e Task Forcës dhe raporti i ambasadorit Williamson “janë një hap përpara drejt sqarimit të akuzave tashmë të njohura për publikun”.

“Aleanca po ashtu konsideron se ky është një hap i madh në drejtim të duhur për vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë”.

Partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj i cili ka drejtuar luftën e shqiptarëve në rajonin e Dukagjinit, ka thënë se UÇK kishte mision çlirimtar.

“Aleanca është e bindur se populli i Kosovës i udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë çlirimtare dhe çfarëdo rasti individual që ka implikime kriminale nuk do ta zbehë pastërtinë dhe misionin çlirimtar të asaj lufte”, thuhet në deklaratën e AAK-së.