PDK Paralajmëron Punë të Re për Gjykatën Kushtetuese

PDK në njërën anë, dhe LDK-AAK-NISMA, në anën tjetër, pretendojnë se janë secila grupet më të mëdha parlamentare, e rrjedhimisht u takon edhe posti i kryeparlamentarit.

Kur mori fjalën në seancën inauguruese, Kuçi nuk dha ndonjë kandidaturë të PDK-së për këtë post, ndërsa Vjosa Osmani nga LDK-AAK-NISMA propozoi Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit dhe u bëri thirrje grupeve parlamentare që të votojnë.

Aktualisht deputetët janë duke pritur nëse do të procedohet më tutje apo do të shkohet me një pauzë, pasi që kryesuesja Flora Brovina e pranoi se e ka të vështirë ta menaxhojë situatën.