Kurti, Pacolli e Arifaj Vijnë në #DebatPernime

Tre nga drejtuesit e partive politike në Kosovë kanë shprehur publikisht vullnetin për të ardhur në përballjen parazgjedhore televizive.

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, ai i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe i Partisë së Fortë Visar Arifaj, kanë konfirmuar se do të vijnë në #DebatPernime të cilin e udhëheq Jeta Xharra dhe që transmetohet në TV 21 dhe përmes platformës online në KALLXO.com.

Ata janë fotografuar me mbishkrimin që konfirmon ardhjen e tyre në këtë debat.

Mbetet që gjatë ditëve në vijim, deri në premten, këtë ta bëjnë edhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ai i LDK-së, Isa Mustafa, i AAK-së Ramush Haradinaj dhe kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj.