Kroacia Ndihmon Viktimat e Dhunës Seksuale

Zyrtarët e Qeverisë dhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara kanë lansuar projektligjin gjatë një diskutimi në tryezën e rrumbullakët që u organizua të hënën në Zagreb, duke thënë se viktimat e sulmeve seksuale gjatë konfliktit të viteve të nëntëdhjeta edhe ashtu kanë pritur shumë gjatë që kjo mbështetje të ndodhë.

“Ne duam të inkurajojmë viktimat që të flasin për traumat e tyre dhe të ofrojmë kujdesin e duhur mjekësor dhe psikologjik, edukimin për të drejtat e tyre ligjore dhe një kompensim të denjë financiar”, deklaroi ministri kroat për veteranët e luftës, Predrag Matic.

“Është një çështje 23 vjet e vjetër dhe askush në Kroaci nuk bëri gjë që të adresojë këtë çështje,” tha Matiq.

Projektligji për të Drejtat e Viktimave të Dhunës Seksuale nga Lufta Atdhetare (term kroat për luftën në Kroaci 1991-95 ) ka për qëllim të ofrojë mbështetje për viktimat e krimeve seksuale të kryera nga 5 gushti 1990 deri 30 qershor 1996, edhe atëherë kur kryesit e veprave nuk janë identifikuar.

Shumica e kryesve të krimeve seksuale gjatë luftës nuk janë ndjekur penalisht asnjëherë, tha Davor Derencinoviq, profesor i të Drejtës Penale në Universitetin e Zagrebit.

“Ka një proporcion tmerrësisht të padrejtë mes rasteve të proceduara ligjërisht dhe atyre që janë shfaqur, deri në shkallë 1 me 15 , madje edhe 1 me 40,” tha Derencinoviq.

Vesna Terseliq nga OJQ e Zagrebit “Documenta – Qendra për Ballafaqim me të Kaluarën”, tha se legjislacioni duhet të jetë ‘hapi i parë’ përpara në drejtim të realizimit të të drejtave të viktimave.

“Sipas studimeve tona për statusin e viktimave civile, më pak se 10 për qind e tyre kanë marrë shërbime të kujdesit mjekësor dhe psikologjik”, tha Terseliq.

Louisa Vinton, përfaqësues e UNDP-së në Kroaci dhe se çështjet financiare dhe ligjore duhet adresuar përpara se ligji të hyjë në fuqi.

“Me miratimin e ligjit është e qartë që ligjvënësit duhet peshuar dy opsione të ndryshme: nevojën për të balancuar mes domosdoshmërisë për të kompensuar padrejtësitë ndaj viktimave dhe buxhetit të shtetit, dhe e dyta nevojën e një procesi i cili do t’i mundësojë viktimës të gëzojë statusin e viktimës, edhe atëherë kur nuk ka dëshmi të mjaftueshme  me një vendim gjykate,” tha Vinton.

Ligji i ri pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2015.