Shtyhet Seanca Për Fajin e Dorëzuesit të Postës (TV)

Në bazë të fletëkthesave të dorëzuara në gjykatë është parë se ato janë marrë nga palët, por nuk dihet afërsia familjare e nënshkruesve me të paditurit.

Rrustem Sylaj nga Drenasi dhe Destan, Azem, Bilall e Dibran Meha nga fshati Prekaz i Lartë I Komunës së Skënderajt, janë përfshirë në një kontest pronësor që ka përfunduar në gjykatë.

Nga pesë të paditurit vetëm dy prej tyre iu kanë përgjigjur ftesës dhe gjykata nuk e di se të paditurit e tjerë janë ftuar, ose kanë pasur dijeni se seanca është në këtë datë.

Për këtë shkak gjyqtari Jusuf Bytyqi mori aktvendim që seanca e sotme të shtyhet për shkak se  nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj, duke konstatuar në procesverbal se dorëzuesi i postës nuk e ka kryer punën si duhet.

Në aktvendim shkruan se ka mangësi për të sqaruar se për të  paditurin Rrustem Syla kush është pranuesi i thirrjes së gjykatës dhe mungon afërsia e nënshkruesit me të paditurin.

Gjithashtu për të paditurit Destan dhe Azem Meha përveç konstatimit se e kanë refuzuar ftesën, dorëzuesi i postës sipas aktvendimit të gjykatës nuk i ka kryer obligimet sipas udhëzimeve që shkruajnë në ftesë.

Seanca e ardhshme u caktua për datën 17 prill 2014 në orën 11:00.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/CBq1sDsV82k” frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>