Dy Vjet Burg për Bajrush Xhemailin (TV)

Gjykata Themelore e Prishtinës me verdiktin e sotëm e ka rikonfirmuar vendimin dhe e ka dënuar Xhemajlin me 2 vjet burgim.

Xhemajli sipas akuzës së Prokurorisë është përgjegjës për shkaktimin e aksidentit të 21 majit 2009, në të cilin aksident humbi jetën Labinot Rrustemi.

Ky është procesi i dytë  për këtë rast, pasi që në  vitin 2013 Gjykata Kushtetuese vendosi ta kthente në rigjykim, me arsyetimin se Xhemajlit nuk i ishte dhënë e drejta për të angazhuar një ekspert të pavarur për shkaqet e aksidentit.

Vendimi i Kushtetueses kishte ardhur pas ankesës së Xhemajlit në Gjykatë Supreme. Supremja  shpalli fajtor ish-kryetarin e Ferizajt për aksidentin dhe e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim.

Përfundimi i procesit të sotëm nuk është edhe fundi i gykimit ndaj Xhemailit, pasi që avokati Tahir Rrecaj ka paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi.

Ankesë kanë paralajmëruar edhe familjarë të  viktimës.

Para dy vjetësh, kur Bajrush Xhemajli dha dorëheqje nga pozita e të parit të Ferizajt, Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për detajet e aksidentit ku ai u përfshi.