Qeveria Mund të Humbë Fondet për Mbylljen e Kosovës A

Kosova vështirë se do të arrijë ta mbyllë me kohë termocentralin Kosova A dhe mund të humbë fondet e BE-së të dedikura për këtë qëllim.

Radica Nusdorfer, menaxhere e Çështjeve Ekonomike dhe të Tregtisë në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se vonesat e mundshme kosovare për mbylljen e termocentralit, mund të rrezikojnë fondet e BE-së të dedikuara për mbylljen e tij.

“Bashkimi Evropian nuk mund të rezervojë pafundësisht fondet që ka ndarë për të ndihmuar procesin e mbylljes së termocentralit Kosova A”, tha Nusdorfer në konferencën e organizuar nga KOSID.

Sipas saj 60 milionë euro të dhëna për këtë qëllim mund të humbin.

Nusdorfer tha se “ndotja e ambieentit nga ky teromcentral i vjetruar shkakton shkurtesën e jetëgjatësisë së kosovarëe për pesë vjet” në krahasim me rajonin dhe vendet evropiane.

Drejtori i KEK-ut Gjukaj, këtyre fjalëve iu përgjigj me pretendimin se Korporata… është pjësëmarrëse në ndotjen e ambientit, por jo shkaktari kryesor dhe i vetëm i saj.

Po ashtu Gjukaj  tha se mbyllja me kohë e  Kosovës A vështirë se do të mund të ndodhë.

Termocentrali Kosova A  që nisi punën në vitin 1969, e që kërkohet të mbyllet në vitin 2017, nga Stefan Fule, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian është cilësuar si “burimi më i keq individual i ndotjes në Europën Jug-Lindore”.

Këtë letër Fule e kishte shkruar bashkë me Gunther Oettinger-in, Komisionerin për Energji të Bankës Botërore, në majin e vitit 2011. http://gazetajnk.com/?cid=1,978,39

Mbyllja e termocentralit Kosova A dhe harmonizimi i legjislacionit kosovar të energjisë me atë të BE-së, u trajtuan në konferencën me temë Opsionet e Qëndrushme Energjetike që u mbajt të enjten nën organizimin e Konsorciumit Kosovar për Shoqëri Civile për Zhvillim të Qëndrushëm (KOSID).

Harmonizim i ngadalshëm i ligjeve me BE-në

Zenun Pajaiti, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, u zu ngushtë gjatë konferencës së KOSID-it, kur u demantua nga zyrtarët e BE-së në Kosovë.

“Kosova ka legjislacion të harmonizuar me BE-në dhe së është bërë reformim i sistemit të energjisë”, tha Pajaziti, por Nusdorfer deklaroi se vlerësimi se a janë harmonizuar ligjet nuk bëhet nga institucioneT kosovare.

“Vetëm BE-ja mund të konstatojë nëse kërkesat ligjore të një shteti ndaj standardeve të BE-së janë përmbushur”, tha Nusdorfer.

Ajo madje shfaqi bindjen se Koosva shumë ngadalë po bën harmonizimin e legjislacionit. “Jam e shqetësuar për ritimin e ngadaltë të zbatushmërisë së këtyre ligjeve”, shtoi ajo.

Nusdorfer e pa Kosovën të vonuar edhe në hapjen e tregut për reforma të energjisë së ripërtëritshme. Kosova kryesisht siguron energjinë nga thëngjilli.

Sipas saj Komisioni Evropian me dëshirë do të ndihmonte financiarisht në këtë fushë, por qeveria ende nuk e ka krijuar fondin për efiçiencë dhe energji të ripërtitshme.

Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, njëri nga panelistët e konferencës së KOSID-it, shtroi nevojën e hapjes së tregut kosovar të energjisë.

“Në Kosovë tani kemi një situatë monopoli ku konsumatori kosovar nuk mund të zgjedhë se prej nga mund të blejë energjinë e vet elektrike – siç mund të bëhet kjo në shtetetet evropiane”, tha Korenica.

Në konferencë do të diskutohen edhe opsionet e qëndrueshme të energjisë elektrike si dhe ndikimi i energjisë në shëndet dhe ambient.