Daçiq: Erdha për Paqe

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq i ardhur në Graçanicë të shtunën paradite, u ka thënë gazetarëve serbë të mbledhur te manastiri i qytezës se nuk do të marrë pjesë në fushatën zgjedhore, edhe pse Iniciativa Qytetare Serbe ka paralajmëruar tubim me përkarahës pikërisht gjatë vizitës së kreut të ekzewkutivit serb.

Ai është takuar me peshkopin Teodosije, ndërsa ka hëngër edhe drekë me të. Sipas medieve serbe, me Daçiqin në Graçanicë ka ardhur edhe sekretari i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë Velko Odaloviq dhe një zyrtar i lartë i Partisë Socialiste.

Daçiq deklaroi se është e qartë se kë përkrah Serbia, teksa qytetarë nga Graçanica dhe pjesët tjera të Kosovës, e pritën me bluzat ku shkruante: “jam zyrtar i Serbisë” dhe “Srpska” që lidhen me subjektin e përkrahur zyrtarisht nga ekzekutivi serb.

“Për ne është e rëndësishme që serbët të jenë të bashkuar dhe Serbia të mbrojë qytetarët e saj”, tha Daçiq, teksa u shpreh se ka ardhur të sjellë porosi për paqe dhe  jetë të përbashkët.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në mbledhjen e qeverisë të premten informoi se Daçiqit i është lejuar vizita, pasi është e karakterit religjioz, derisa veprimtari Adem Demaçi, kur foli për gazetën “Epoka e re”, tha se Daçiqi nuk është prift dhe të shtunën nuk ka ndonjë festë fetare në Kosovë.

Një orë e gjysmë para vizitës së Daçiqit, kryeministri Thaçi është parë në Ferizaj, duke vazhduar i pashqetësuar fushatën për zgjedhjet lokale.