Protestat e Rikthyera në Egjipt Shkaktojnë 51 të Vrarë

Së paku 51 persona vdiqën në përleshjet në Egjipt, derisa dy fraksionet më të mëdha politike të vendit u mblodhën në përkujtimin e pjesëmarrjes së Egjiptit në luftën e vitit 1973 me Izraelin, ditë kjo me shumë rëndësi për shumë egjiptianë.

Të dyja palët, kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të rrëzuar të vendit, Mohamed Morsi, u mblodhën  gjoja për të shënuar 40 vjetorin e luftës së Yom Kippurit, e cila shihet se një fitore egjiptiane në Kajro, duke i dhene fund nje rruge qorre qe favoriznte Izraelin.

Si shenjë e dhunës së mundshme që mund të vijë, një aleancë duke përfshirë këtu Vëllazërinë Myslimane të Morsit, u ka bërë thirrje nga e marta egjiptianëve që të protestojnë dhe të mblidhen në Sheshin Tahrir të Kajros të premten, duke deklaruar se : Askush nuk do të na ndalojë nga Tahriri, s’ ka rëndësi se çfarë do të jenë sakrificat”.

Egjipti u kaplua nga trazirat që kur ushtria rrëzoi Morsin, më 3 korrik, pas protestave masive kundër sundimit të tij, duke bërë që Vëllazëria Myslimane e tij të demonstrojë në rrugë.

Më 14 gusht,  autoritet ushtarake thyen mbështetjen e  Mors-it në Kajro, që rezultoi me qindra të vdekur dhe më pas shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, duke vendosur shtetrrethim. Shumë nga anëtarët e Vëllazërisë Myslimane u arrestuan që nga ajo kohë.

Në spitalin Ibn Sina të distriktit Mohandiseen në Kajro, një reporter i Reuters-it kishte parë tetë trupa të mbështjellë me çarçafë të kaltër dhe të bardhë mes “pishinave të gjakut”.

“ Ministria e Brendshme dhe ushtria vranë djalin tim”, bërtiste Sebah El-Sayed, nëna e Rami Imam-it, 29 vjeç, derisa përkëdhelte këmbën e tij. Babai i Rami-iut tha se djali i tij  ishte duke u kthyer nga puna,  derisa ishte përfshirë në përleshje.

Abdelrahman al-Tantaëi, një mjek i cili e solli Rami-iun në spital, tha se kishte parë policinë dhe ushtrinë duke qëlluar nga një urë, në drejtim të demonstruesve pro- Vëllazërisë Myslimane.

Autoritetet kishin paralajmëruar  të shtunën se kushdo që proteston kundër ushtrisë gjatë ceremonisë për shënimin e përvjetorit të një sulmi mbi forcat izraelite gjatë luftës së 1973-ës, do të konsiderohet si agjent i ushtrive të huaja, e jo si një aktivist.

Ministria e Brendshme, e cila tha se kishte arrestuar 423 persona,  përleshjet i konsideroi si një përpjekje nga ana e Vëllazërisë Myslimane që “ të prishin festimet dhe të shkaktojnë fërkime mes masave”. Shumë njerëz u raportuan të plagosur.

Në një fjalim gjatë ceremonisë së vonshme në mbrëmje, shefi i përgjithshëm i ushtrisë Abdel Fatah al- Sisi, njeriu që rrëzoi Mors-in ka thënë: “Ka shumë njerëz që mendojnë se ushtria e Egjiptit mund të thyhet. Ushtria e Egjiptit është si një piramidë, por është si një piramidë, sepse populli i Egjiptit e mbështet atë”.

Protestuesit ishin drejtuar drejt Sheshit Tahrir-  në pikën e grumbullimit të kryengritjes popullore që përmbysi autokracinë e Hosni Mubarak-ut në vitin 2011, thanë burimet e sigurisë.

Shkrimi bazohet në raportimet e Reuters & The Guardian