Gratė e Emancipuara Fajėsohen pėr Divorcet

Ilustrim | Nga njė protestė e grave kundėr diskriminimit nė KosovėIlustrim | Nga njė protestė e grave kundėr diskriminimit nė Kosovė
nga  Sinisa Jakov Marusiq
© Tė drejtat autoriale

Kreu i trupit shtetėror antidiskriminues tė Maqedonisė fajėson gratė e emancipuara pėr rritjen e numrit tė martesave tė dėshtuara, duke shkaktuar zemėrim te aktivistet pėr tė drejtat e grave.

Duke mbėshtetur vendimin e qeverisė pėr hapjen e 11 kėshillimoreve martesore nė Maqedoni, Dushko Minovski qė ėshtė edhe kėshilltar shtetėror nė Ministrinė e Politikave Sociale, tha qė femrat e emancipuara duhet tė fajėsohen pėr shtimin e rasteve tė prishjes sė martesave.

“Vala e emancipimit e ardhur nga vendet perėndimore ka ndikuar te femrat”, i tha Minovski tė pėrditshmes Vest.

“I shohim ato tė zgjedhin shkollimin dhe karrierėn dhe tė shtyjnė martesat”, shtoi ai.

Minovski, anėtar i partisė drejtuese tė vendit VMRO-DPMNE, tha qė qendrat e reja tė kėshillimit martesor mund tė ndihmojnė ndryshimin  e trendit nė rritje tė divorceve.

“Stereotipi qė mashkulli si partner dominant duhet tė respektohet, ėshtė shkatėrruar, kėshtu qė [martesat] pėrfundojnė me ndarje, edhe pas njė grindjeje tė vogėl [mes ēifteve]”, shpjegoi ai.

“Pėr kėtė arsye vendimi pėr tė hapur qendra kėshillimore ėshtė i mirė. Ato do tė veprojnė nė baza vullnetare dhe ata qė kanė probleme martesore nuk do tė jenė tė obliguar tė shkojnė nėpėr kėto qendra”, theksoi Minovski.

Kėshilli Kombėtar pėr Barazi Gjinore (HCPP), njė rrjet i pėrbėrė nga mė shumė se 100 organizata pėr tė drejtat e grave, tha se deklarata e Minovskit ėshtė brengosėse.

“Bazuar nė kėtė deklaratė... ne i bėjmė thirrje qeverisė tė marrė masa urgjente pėr njė emancipim mė tė madh tė burrave, pėr zvogėlimin e numrit tė divorceve”, thonė nė HCPP.

Deklarata e Minovskit ėshtė nė pajtim me pikėpamjet konservative sociale tė qeverisė sė Nikola Gruevskit, qė lansoi disa fushata tė diskutueshme gjatė viteve tė fundit.

Pavarėsisht protestave nga aktivistėt dhe nė mungesė tė partive opozitare qė lėshuan parlamentin nė qershor, subjektet drejtuese tė vendit aprovuan ligjin e ri pėr abortin qė sipas kundėrshtarėve tė tij shkel tė drejtat e grave.

Nė vitin 2010 Maqedonia u kritikua pėr dėshtimin e aprovimit tė njė ligji antidiskriminues nė harmoni me normat dhe standardet europiane, duke pėrfshirė edhe mbrojtjen kundėr diskriminimit tė bazuar nė orientimin seksual.

Nė vitin 2009 politika qeveritare pėr nxitjen  e shtimit tė popullsisė nėpėrmjet stimulimit material tė nėnave me mė shumė se njė fėmijė, u shpall e paligjshme nga Gjykata Kushtetuese, mbi bazėn se ėshtė diskriminuese. Stimulimi material mbeti aktiv, por nė njė formė tjetėr.

Deklarata e Minovskit pėrputhet edhe me deklaratat e liderėve tė Kishės Ortodokse Maqedonase, besimit mė tė madh fetar tė vendit.

Nė muajin maj njė peshkop i lartė fajėsoi femrat pėr dėshtim tė martesave, duke thėnė se shumė femra mundohen tė jenė tė barabarta me burrat.

Statistikat zyrtare pėr vitit 2012 nė Maqedoni tregojnė dhjetė pėr qind mė shumė divorce, se njė vit mė parė. Numri i martesave gjatė 2012-ės ėshtė zvogėluar pėr 5 pėr qind.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

asdf
     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Gazetarėt me Heshtje Kėrkojnė tė Dėgjohet Keqtrajtimi i Tyre