Delfinët “Vdesin” në Bregdetin Bullgar

Rasti i fundit është raportuar në vendkampingun Gradina, afër qytetit të Burgas-it të hënën.

 “Trupi i delfinit ishte në një stad të atillë të avancimit të dekompozimit, sa që identifikimi i llojit ishte i pamundur”, tha Tanja Manolova nga Inspektorati Regjional i Ambientit dhe Ujërave në Burgas.

Manolova shtoi se ishte e pamundur të përcaktohej nëse kafsha ngordhi natyrshëm, ose ishte vrarë.

Gjatë tërë vitit të kaluar në bregdetin bullgar të Detit të Zi u gjetën 74 delfinë të ngordhur.