Një Punëtor Zviceran Vret Dy e Plagos 7 Kolegë

Policia e Lucernit tha për Gazetën Jeta në Kosovë se ende nuk dihet motivi i vrasjes, ndërsa kanë konfirmuar se vrasësi 42-vjeçar kishte nënshtetësi zvicerane.

Shtatë persona tjerë janë plagosur, gjashtë prej të cilëve janë në gjendje kritike, njofton policia.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, rreth 30 kilometra larg Lucernit në fabrikën “Kronospan”, e cila punëson rreth 350 punëtorë dhe merret me përpunimin e drurit.

Vrasësi ishte punëtor shumëvjeçar i firmës dhe nuk ka rënë në sy më parë për probleme me bashkëpunëtorët, tha policia.

“Duket se ka pasur edhe një këmbim të shtënash me armë në vendin e ngjarjes. Rrethanat e vrasjes janë objekt i hetimeve të mëtutjeshme”, thanë zyrtarët policorë.