Katėr Aksidente tė Rėnda Gjatė sė Martės

Foto arkiv: Gazeta JnKFoto arkiv: Gazeta JnK
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Katėr aksidente tė rėnda janė raportuar vetėm nė 24 orėt e fundit, nė vend. Nė Shtime, njė kėmbėsor ka vdekur, kurse nė Lipjan njė fėmijė, po ashtu kėmbėsor, ka mbetur pa vetėdije, pasi ėshtė goditur nga vetura. Nė Drenas dhe Mitrovicė kanė mbetur tė lėnduar shtatė persona.

Policia e Kosovės ka njoftuar pėr katėr aksidente tė rėnda, tė cilat kanė ndodhur gjatė ditės sė martė. Njėri aksident ka pėrfunduar me fatalitet, ndėrsa nė tre tė tjerėt kanė mbetur tė lėnduar tetė persona.

Nė aksidentin i cili ka ndodhur nė fshatin Gjyrkovc tė Shtimes, rreth 16:15, njė person ka gjetur vdekjen.

“I dyshuari mashkull kosovar shqiptar, me veturėn e tij civile, me targa lokale, duke mos respektuar kushtet e rrugės dhe shpejtėsinė e lėvizjes, godet kėmbėsorin mashkull kosovar shqiptar, duke i shkaktuar lėndime vdekjeprurėse. Mjeku kujdestar ka dalė nė vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimės”, njofton Policia e Kosovės.

“Me urdhėr tė Prokurorit, trupi i pajetė i viktimės ėshtė dėrguar nė Institutin e Mjekėsisė Ligjore pėr autopsi, ndėrsa i dyshuari ėshtė arrestuar. Atij i ėshtė caktuar masa e ndalimit policor”, bėn tė ditur Zyra pėr informim dhe marrėdhėnie me publikun e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė nė Prishtinė.

Ndėrsa, nė fshatin Gadime e Epėrme e Lipjanit, rreth orės 16:30, njė veturė civile me targa lokale ka goditur njė kėmbėsor tė moshės sė mitur.

Sipas policisė, deri te aksidenti ka ardhur pasi qė ngasėsi i veturės nuk e ka pėrshtatur shpejtėsinė e lėvizjes me kushtet e rrugės. Fėmija me lėndime tė rėnda trupore ėshtė dėrguar nė Qendrėn Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK)  dhe gjendja e tij shėndetėsore ėshtė e rėndė. Aktualisht, ai ėshtė pa vetėdije.

Me urdhėr tė prokurorit, i dyshuari ėshtė arrestuar dhe tė njėjtit i ėshtė caktuar masa e ndalimit policor.

Brenda gjysmė ore, tė martėn pasdite, ka ndodhur edhe aksidenti i tretė, nė Ēikatovė e Vjetėr tė Gllogocit.  Vozitėsi, nga pakujdesia, ka humbur kontrollin mbi veturėn e tij, me ē’rast del nga rruga dhe rrokulliset.

“Si pasojė e aksidentit, lėndime trupore marrin ngasėsi dhe dy pasagjere femra kosovare shqiptare, tė cilat janė dėrguar pėr trajtim mjekėsor nė QKUK nė Prishtinė”.
 
Ndėrsa nė Dobėrllukė tė Mitrovicės, nė njė ndeshje mes dy veturave, lėndime kanė pėsuar tre meshkuj dhe njė femėr. Ata janė dėrguar pėr trajtim mjekėsor nė Qendrėn Klinike Universitare nė Prishtinė.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 4 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Kompleksi Memorial Zahir Pajaziti- Orllan
    Shiko arkivėn