Daēiq: Kosova Mbetet Burim Destabiliteti

Ivica Daēiq dhe Miroslav Lajēak | Foto: BetaIvica Daēiq dhe Miroslav Lajēak | Foto: Beta
nga  Marija Ristiq
© Tė drejtat autoriale

Duke folur nė Forumin e Sigurisė nė Beograd, kryeministri serb, Ivica Daēiq, tha se njėzet vjet pas konfliktit nė Ballkan, bashkėpunimi rajonal ende mungon. “Epilogu i atij konflikti ende po vazhdon, ndėrsa Kosova mbetet burim mungese stabiliteti nė rajon”. Ai akuzoi vendet qė e kanė njohur Kosovėn se “kanė shkaktuar paqėndrueshmėri” dhe penguar pėrpjekjet pėr dialog dhe bashkėpunim.

Kryeministri i Serbisė, Ivica Daēiq, tha se vendet e ish- Jugosllavisė kanė mėsuar mėsimet nga e shkuara e trazuar, por se bashkėpunimi i duhur rajonal ende po mungon.

“Dhjetė vjet pas Luftės sė Dytė Botėrore, liderėt europianė u takuan dhe formuan Komunitetin Europian. Njėzet vjet pas konfliktit nė Ballkan, ende po jetojmė nė tė shkuarėn dhe bashkėpunimi rajonal ende mungon”, tha Daēiq, nė panelin e quajtur “Paradigma e re nė rajon: A ėshtė Ballkani mė nė fund njė histori suksesi?”.

“Epilogu i atij konflikti ende po vazhdon, ndėrsa Kosova mbetet burim mungese stabiliteti nė rajon. Por qeveria serbe do tė ndėrtojė ura drejt institucioneve nė Prishtinė”, shtoi ai.

Daēiqi tha se vendet e tjera nė rajon kanė shkaktuar paqėndrueshmėri dhe kanė penguar pėrpjekjet pėr dialog dhe bashkėpunim, duke e njohur Kosovėn si vend tė pavarur.

Duke folur pėr krimet e luftės tė kryera gjatė luftėrave tė shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, Daēiq tha se tė gjithė autorėt e krimeve duhen sjellė para drejtėsisė dhe “se tė gjitha viktimat meritojnė drejtėsi, pėrfshirė edhe ato serbe”.

Daēiq paralajmėroi se Kroacia, ndėrsa po hyn nė BE, po fillon tė humbasė interesin nė Ballkan.

Zėvendėsministrja e Bosnjės pėr Punėt e Jashtme, Ana Trisic Babic, nuk ishte dakord, duke thėnė se Kroacia nuk do tė humbasė interesin nė rajon, duke qenė se ende ka ēėshtje tė pazgjidhura nė Bosnjė, pėrfshirė kufirin e pėrbashkėt 1000 kilometra, dhe sepse ende ka njė numėr tė madh kroatėsh qė jetojnė nė Bosnjė.

Ajo iu bashkua thirrjeve tė kryeministrit serb pėr bashkėpunim mė tė madh ndėrmjet vendeve tė Ballkanit Perėndimor.

“Duhet tė gjejmė njė mėnyrė pėr t’u lidhur rajonalisht, duhet tė gjejmė njė qėllim tė pėrbashkėt si BE-ja dhe tė ecim bashkė”, tha Trsic Babic.

Miroslav Lajcak, zėvendėskryeministri i Sllovakisė dhe ish-pėrfaqėsues i lartė i BE-sė nė Bosnjė, tha se vendet e Ballkanit kanė “karrige bosh qė po presin pėr ta nė BE”, por se ende janė njė numėr reformash qė duhen implementuar.

“Nuk duhet tė jeni tė fiksuar pas datave, ose deklaratave tė politikanėve tė ndryshėm tė BE-sė. Pėrkundrazi, duhet tė fokusoheni nė reforma qė implementojnė standardet europiane, nė vendet tuaja”, tha Lajcak.

Zėvendėskryeministri serb dhe ministėr i Drejtėsisė, Aleksandar Vuēiq, shpreson se Serbisė do t’i jepet data pėr fillimin e negociatave pėr tė hyrė nė BE, nė pranverė ose nė verė tė vitit tė ardhshėm.

“Nėse mė pyesni mua se cilat do tė jenė kushtet e anėtarėsimit pėr Serbinė, do tė thoja se do tė pėrqendrohen rreth ēėshtjes sė Kosovės, veēanėrisht zgjidhjen e ēėshtjeve nė veri tė Kosovės”, tha Vuēiq.

“Serbia do tė bėjė mė tė mirėn pėr t’u bėrė pjesė e BE-sė dhe do tė pėrpiqet tė zgjidhė ēėshtjen e Kosovės nė mėnyrė paqėsore”, pėrfundoi ai.

Shkrime tė Zgjedhura

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė Takohet me Liderė Kosovarė
    Shiko arkivėn