Ilustrimi: kk.rks-gov.net/fushekosoveSipas njė vendimi tė Gjykatės sė Qarkut nė Prishtinė, tė 30 nėntorit 2009, Avni Osmani, i lindur mė 1983 nė Sllatinė tė Madhe, pas njė mbrėmje tė kaluar nė vendin e quajtur “Te Kalaja” nė Fushė-Kosovė, mė 28 tetor tė vitit 2004, nė mėnyrė misterioze dhe dinake e me qėllim tė fshehjes sė veprės penale tė mashtrimit me njė revolver ka privuar nga jeta Kastriot Zogianin, 20 vjeēar, nga fshati Harilaq.
Avni Osmani kishte shtėnė 12 herė nė trupin e viktimės. Prej tyre 10 ishin goditje me armė ndėrsa 2 ishin me armė zjarri. Shėnjestra ishte pjesa e pasme e viktimės, e plagėt e shkaktuara i shkaktuan edhe vdekjen tė ndjerit.
Pėr ndihmė tė Avni Osmanit ngarkohej edhe Fitim Breznica i cili kishte ndihmuar Avniun pėr kryerjen e veprės penale. Fitimi, sipas aktgjykimit tė atėhershėm, ka ndihmuar pėr tė shmangur zbulimin e veprės penale duke fshehur trupin e pajetė tė Kastriot Zogianit nė njė vrimė tė mbushur me ujė dhe tė mbuluar me qese plastike.
Po ashtu, i njėjti e ka hedhur armėn e krimit nė lumin Drenica.
Pėr kėtė vepėr Avni Osmani u dėnua me 30 vjet burg ndėrsa Faton Breznica me 4 vjet e 7 muaj burg.
Gati dy vjet mė vonė, familja Zogiani hakmerret duke vrarė Bekim Osmanin nga familja Osmani e Sllatinės sė Madhe.
Prokuroria e Qarkut nė Prishtinė, tė cilėn e pėrfaqėsonte Feti Tunuzliu, nė rigjykimin qė filloi tė hėnėn nė Gjykatėn e Qarkut, e ngarkon Shefki Zogianin pėr veprėn penale tė shtytjes nė vrasje tė rėndė me motive tė hakmarrjes sė paskrupullt.
Shefki Zogiani akuzohet se me dashje kishte shtyrė Korab Zogianin, i arratisur dhe nė kėrkim nga policia, nė vrasjen e Bekim Osmanit nga hakmarrja e paskrupullt.
Shefki Zogiani kishte qenė ndėrmjetėsues nė mes tė Avni Osmanit dhe tė ndjerit Kastriot Zogiani pėr punėsimin e kėtij tė fundit nė Aeroportin e Prishtinės, para tetorit 2004. Sipas aktakuzės Avni Osmani, kishte marrė nga Kastrioti shumėn prej 2500 eurosh pėr tė kryer punėn.
Aty thuhet se mė 5 korrik tė vitit 2006, i pandehuri Shefki Zogiani i kishte dhėnė makinėn e tij Korab Zogianit e sė bashku me tė kishte shkuar edhe i biri i Shefkiut i mituri H.Z., dhe kishin shkuar pėr ta vrarė Bekim Osmanin.
Atė ditė korriku, Bekim Osmani ishte duke qėndruar nė veturėn e tij para shtėpisė sė vetė, kur Korab Zogiani shtien pesė herė nė kraharorin e Bekimit, duke e lėnė kėtė tė vdekur nė vend.
I pandehuri Korab sė bashku me tė miturin H.Z. me njė shpejtėsi tė madhe largohen nga vendi i ngjarjes nė drejtim tė Pejės. Rrugės i pandehuri Korab shtie edhe disa herė nė ajėr.
H. Z. (i mitur nė kohėn e kryerjes sė veprės penale) akuzohet pėr veprėn penale tė ndihmės nė vrasje tė rėndė me motive tė hakmarrjes sė paskrupullt.
Trupi gjykues, nė krye me gjykatėsin Mehdi Dehari, tė dy tė pandehurit Zogiani i shpall fajtorė dhe Shefki Zogianin e dėnon me burgim prej 10 vjetėsh ndėrsa H.Z. me dėnim prej 2 vitesh.
Por pas ankesave, Gjykata Supreme e Kosovės e kthen ēėshtjen nė rigjykim. Pėr ta rigjykuar lėndėn e merr pėrsėri gjykatėsi Dehari, si kryetar i trupit gjykues.
Palėt megjithatė kishin kėrkuar nga gjykata qė tė ndryshohet trupi gjykues.
Gjykata e miraton kėrkesėn e tė pandehurve dhe pėr rigjykim si trup gjykues cakton njė tjetėr.
Nė seancat nė vazhdim do tė dėgjohen dėshmitarėt e prokurorisė dhe tė mbrojtjes. Ndėrsa nė seancėn e sotme si dėshmitarė u dėgjuan tė dėmtuarit Bajram e Hamide Osmani. Seanca e radhės nė kėtė ēėshtje do tė mbahet tė martėn nga ora 13.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)