Mė kot kanė pritur ndonjė “lajm tė madh” gazetarėt e shumtė tė thirrur nė konferencėn e jashtėzakonshme pėr shtyp nga kryenegociatorja e Kosovės nė bisedimet me Serbinė, Edita Tahiri.
Nė konferencėn e sė dielės, ata dėgjuan pėr rreth 50 minuta, zėvendėsen e Hashim Thaēit, e cila kujdesshėm lexonte fletėt qė i kishte pėrgatitur e shtypur, pėr t’ua shpėrndarė nė fund medieve, si pasqyrim tė asaj ēka ka ndodhur me procesin e bisedimeve Kosovė-Serbi.
“Kosova ka pėrmbushur tė gjitha obligimet implementuese tė dala nga dialogu teknik [me Serbinė]”, tha nė fillim tė konferencės kryenegociatorja Tahiri.
Mė pas, nė pėrmbledhjen e saj, ajo foli pėr ēdo marrėveshje veē e veē. Sipas saj, progresi ėshtė shumė i vogėl, ndėrsa gjėrat vazhdojnė tė vendnumėrojnė, sa i pėrket realizimit tė marrėveshjeve.
Edita Tahiri nuk hezitoi qė pėrgjegjėsinė pėr moszbatimin e marrėveshjeve tė arritura mes Prishtinės dhe Beogradit, t’i hedh nė oborrin e Qeverisė sė Serbisė dhe nė atė tė Bashkimit Evropian. Pėr vete nuk mori asnjė pėrgjegjėsi pse marrėveshjet nuk po zbatohen, pasi konsideron se Prishtina ka hyrė nė dialog me Beogradin me vullnet tė mirė. Nga tė gjitha marrėveshjet e arritura, tha se ka pak apo hiq zbatim tė tyre nga pala serbe. Ndėrsa efektet anėsore tė arritjes sė marrėveshjeve, ia atribuoi vetes.
“Pavarėsisht faktit se marrėveshjet mbesin larg zbatimit, ato kanė krijuar rezultate tė prekshme pėr vendin tonė,” tha ajo.
“Disa nga rezultatet, marrėveshja pėr tregti tė lirė, ka vendosur reciprocitet dhe lėvizje tė lirė tė mallrave dhe njerėzve nėpėr Serbi. Serbia ka hequr embargot ndaj Kosovės, janė shuar organet paralele serbe nė fushėn e doganave dhe pritet tė shuhen ato pėr regjistrin civil,” numėroi ajo, ndėrsa delegacionin kosovar qė ajo udhėhoqi e vlerėsoi se ka pasur “performancė tė suksesshme”.
Nė kėtė konferencė tė (jashtė)zakonshme, zėvendėskryeministrja Edita Tahiri tha se procesi i bisedimeve me Serbinė, Kosovės i ka sjellė dobi edhe nė pėrfaqėsimin rajonal dhe anėtarėsimin nė organizatat dhe nismat rajonale, si rezultat i marrėveshjes pr pėrfaqėsim me fusnotė tė arritur gjatė kėtij procesi. Tha se me kėtė gjė, i ėshtė dhėnė fund UNMIK-ut dhe i bie se Serbia ka njohur “de facto” integritetin territorial tė Kosovės.
Nė planin e integrimeve evroatlantike, si rrjedhojė e punės sė delegacionit nė bisedime, Tahiri tha se Kosova ėshtė mė afėr BE-sė dhe NATO-sė dhe se imazhi i vendit ėshtė pėrmirėsuar.
Edhe pse marrėveshjet e arritura nuk po zbatohen, Tahiri tha se “Qeveria e Kosovės mbetet e pėrkushtuar pėr dialog dhe bashkėpunim sepse janė vlera evropiane”.
Por, nė njė rast tjetėr, ajo pėrmendi se pėr vazhdim tė bisedimeve, pala kosovare ka kushte. “Ne si qeveri e kemi bėrė tė qartė qėndrimin tonė, se pa zbatimin e marrėveshjeve teknike, nuk mund tė vazhdojė ky dialog. Duke marr parasysh rėndėsinė e zbatimit tė marrėveshjeve, pėr hir tė qytetarėve, ftoj BE-nė qė tė rrisė angazhimet dhe presionet ndaj Serbisė, pėr tė zbatuar marrėveshjet dhe veēanėrisht atė pėr menaxhimin e integruar tė kufirit shtetėror (IBM)”, theksoi Tahiri.
Pėrveē Serbisė, qė sipas zėvendėskryeministres Tahiri, i ka tė gjitha fajet pse marrėveshjet nuk po jetėsohen, dhe asnjė prej tyre nuk ėshtė nėnshkruar deri mė sot, Brukseli zyrtar duhet tė sjellė tė mirat qė ėshtė zotuar pėr Kosovėn. BE-sė ajo i bėri thirrje qė tė rrisė angazhimet nė kuadėr tė premtimeve tė dhėna Prishtinės, pėr anėtarėsim tė Kosovės nė Bankėn Evropiane pėr Zhvillim dhe Rindėrtim, BERZH.
Kur u pyet nėse e sheh veten pėrgjegjėse nė ēfarėdo forme pėr rezultatet negative tė dialogut teknik, kryenegociatorja nuk foli mė nė veten e parė.
“Dialogu teknik ėshtė zhvilluar me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar... Pėrgjegjėsia kryesore bie te Serbia, e cila pėrdori logjikėn pėr standarde tė dyfishta, pėr marrėveshje teknike, por shfaqi atė realitetin e mendėsisė politike pėr mosgatishmėri qė tė kryejė obligime zbatuese. Pėrgjegjėse ėshtė edhe BE-ja si garantuese dhe ndėrmjetės dhe duhet tė ushtrojė ndikimet e veta”, u pėrgjigj ajo.
Dialogu i ardhshėm
Megjithėse u pyet disa herė nga gazetarėt, Tahiri nuk sqaroi se a do tė jetė dialog politik, apo teknik siē e quan Prishtina, ai qė pritet tė vazhdojė. Ajo, po ashtu, nuk pėrmendi asnjėherė se a po pėrfshihet veriu i Kosovės, nė tavolinėn negociuese me Serbinė. Sikurse nė bisedimet pėr status tė vitit 2007, tė udhėhequra nga Martti Ahtisaari, Tahiri tha se ekzistojnė “vijat e kuqe” tė cilat janė interes nacional, e qė nuk negociohen.
Nė kohėn e atyre bisedimeve, faktori ndėrkombėtar pat kėrkuar unitet gjithėkombėtar e politik, pėr ē’gjė ishte krijuar “Ekipi i Unitetit” qė mblidhte rreth vetes pozitė e opozitė. Por, kjo, sipas saj, nė rrethanat e tanishme nuk ėshtė e nevojshme.
“Qeveria e ka parasysh qė tema, qė mund tė kenė peshė tė interesit nacional duhet tė ndėrtojnė dhe marrin vendime mbi disa parime, respektimi i Kushtetutės sė Kosovės, ligjet, respektimi dhe arritja e unitetit politik dhe kombėtar, si dhe tė respektohen vijat e kuqe qė janė tė definuara institucionalisht”, u shpreh zv.kryeministrja Tahiri.
Njė tjetėr gjė qė mbeti pa sqaruar ishte nėse Edita Tahiri do tė vazhdoj tė jetė kryenegociatore e palės kosovare nė dialog me Serbinė. Por la tė kuptohet se me dėshirė do ta bėnte kėtė punė, qė i ėshtė besuar njė herė.
“Nė politikė udhėhiqem nga interesi nacional, dhe vendimet e mia bazohen nė unitetin politik dhe kombėtar si dhe bazohet nė atė se ēėshtja qė adresohet a ka peshėn e interesit nacional”, tha ajo.
Se faji nuk ėshtė i saj pėr ngecjet nė pėrmbushjen e zotimeve, kryenegociatorja Tahiri ia kujtoi edhe Bashkimit Evropian, pasi vlerėsoi se thirrjet qė ajo i dėrgon Prishtinės dhe Beogradit pėr pėrmbushje tė marrėveshjeve, nuk duhet adresuar fare palės kosovare.
Sipas saj, Prishtina zyrtare, ka pėrmbushur pjesėn e saj tė detyrave tė shtėpisė.
“Nė dialog janė tri palė, dhe secila palė i ka pėrgjegjėsit e veta, dhe pėrgjigjet pėr detyrat e veta. Nuk ka logjikė qė pėr shkak tė fajeve tė njėrės palė, tė fajėsohet tjetra. BE-ja ka pėrgjegjėsi qė tė garantojė me tė gjitha mjetet zbatimin e marrėveshjeve”, shtoi ajo.
Nė fund, Tahiri u tha gazetarėve se edhe “BE-ja ėshtė pajtuar dhe na mbėshtet se pa zbatuar marrėveshjet nuk do tė ketė dialog”.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)