Ndarja e Dyfishtė

nga  Njomza Salihi
© Tė drejtat autoriale

Instituti KIPRED thotė se Kosova mbetet e ndarė pėrbrenda dhe me legjitimitet tė kufizuar nė arenėn ndėrkombėtare edhe pse mė 2 korrik 2012 Grupi Drejtues Ndėrkombėtar kishte bėrė tė ditur synimin e vetė pėr pėrmbylljen e pavarėsisė sė mbikėqyrur.

Pjesa veriore mbetet de-facto e ndarė, njė situatė qė rrezikon tė minojė tė gjitha sukseset e arritura nė jug tė vendit. Siguria e shtetit dhe lufta kundėr korrupsionit e krimit tė organizuar do tė vazhdojė qė t’i besohet trupave mandatet e tė cilave burojnė nga Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė (1999), pėrkatėsisht KFOR-it dhe EULEX-it, thuhet nė raportin KIPRED-it publikuar tė enjten.

Prandaj, sipas autorėve tė kėtij raporti, Ilir Deda dhe Shpend Kursani, mbyllja e Zyrės Civile Ndėrkombėtare nuk do tė nėnkuptonte pėrfundim dhe bartje tė kompetencave nga misionet pėrkatėse ndėrkombėtare ushtarake dhe tė sundimit tė ligjit te autoritetet e Kosovės, respektivisht te Forca e Sigurisė sė Kosovės (FSK) dhe Qeveria e Kosovės, ashtu siē parashihej nė Planin e Ahtisaarit.

Kėsisoj kėto misione ndėrkombėtare dhe fati i tyre pėrfundimtar do tė vendosen pas ndryshimeve nė Rezolutėn 1244, qė varet nga Rusia, vendimi pėrfundimtar i sė cilės varet nga vullneti i Serbisė dhe qėndrimit tė saj kundruall Kosovės.

Nė raport thuhet se edhe Bashkimi Evropian nuk e ka gjetur njė mėnyrė se si tė pėrfshijė Kosovėn nė agjendėn evropiane, pėr shkak tė mos njohjes nga pesė vendet anėtare.

“BE-ja nuk mund tė nėnshkruajė marrėveshje konktraktuale me jo-shtetet dhe i duhet konsensusi i tė gjitha vendeve anėtare pėr tė vazhduar me nėnshkrimin e marrėveshjeve kontraktuale. Duke mos qenė nė gjendje qė tė bindė anėtarėt e vetė pėr njohjen e Kosovės, BE-ja nuk mund tė pėrdorė nė tėrėsi levat e veta mbi Prishtinėn”, thuhet nė publikimin e KIPRED.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn