Ndotja Mė Keq Sesa Tha Banka Botėrore

Foto: Bujar AruqajFoto: Bujar Aruqaj
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

INEP thotė se raporti i Bankės Botėrore i muajit qershor pėr gjendjen e mjedisit nė Kosovė, qė tregonte se vendi ėshtė rreth tri herė mė i ndotur se standardi normal i qyteteve perėndimore, ka lėshime shumė serioze nė llogaritjen e kostove tė rėndėsishme pėr Kosovėn.

Instituti pėr politika zhvillimore (INDEP) thotė se ka shqyrtuar raportin e Bankės Botėrore dhe ka gjetur nėnvlerėsim tė kostos sė ndikimit shėndetėsor si pasojė e ndotjes sė ajrit, nėnvlerėsim tė kostos sė ndikimit nė mjedis, tė kostos sė ndikimit nė furnizimin me ujė, nė bujqėsi, kostos sė ndryshimeve klimatike etj.

Raporti i Bankės Botėrore ishte publikuar nė fillim tė qershorit dhe ai sugjeronte se niveli i lirimit tė grimcave PM 2.5 nė ajėr ishte mesatarisht 39.5 nė Prishtinė, deri nė tri herė mė shumė se sa nė shumicėn e qyteteve europiane. Sipas raportit, mijėra raste tė ndikimit tė kėtyre copėzave nė shėndetin e njeriut regjistrohen brenda vitit nė Kosovė, se 31 pėr qind e tė gjitha trajtimeve mjekėsore kanė tė bėjnė me sėmundje frymėmarrje dhe se 850 vdekje nė vit mund tė jenė pasojė e ndotjes. Shkrimi i plotė. http://gazetajnk.com/index.php?cid=1,978,2368

INDEP tha tė mėrkurėn se BB dėshton tė ofrojė njė pasqyrė tė plotė dhe tė saktė tė kostos reale qė ka pėr Kosovėn ndotja e mjedisit.

Organizata thotė se BB nėnvizonte se strategjia pėr tė zvogėluar ndotjen nga materiet e grimcuara (MG) ėshtė tė “mbyllet Kosova A1 deri nė vitin 2017 dhe ajo tė zėvendėsohet mė njė termocentral tė ri, modern me pronėsi private prej 600 MĖ”. Por, sipas INDEP, BB dėshtoi tė bėnte vlerėsim tė kostove mjedisore e ekonomike tė alternativave. Ajo thotė se dėmet aktuale dhe kostot nė shėndetin e njerėzve dhe sektorin e bujqėsisė do tė mbesin tė konsiderueshme nga pėrdorimi i qymyrit.

INDEP thotė se raporti po ashtu dėshtoi tė merrte parasysh se Kosova ka potencial real pėr humbje tė konsiderueshme bujqėsore qė rezultojnė nga ndotja e mihjes sė qymyrit. Pastaj, se vėnia e njė kostoje nė ndryshimet klimatike pėr Kosovėn mund tė bėhet duke vlerėsuar koston shoqėrore tė karbonit - “qė nėnkupton vlerėsimin e dėmeve tė shkaktuara nga emetimet pėr metėr katror tė karbonit tė liruar nė atmosferė”.

Njė mangėsi tjetėr ėshtė konsideruar mungesa e furnizimit me ujė dhe mospėrfshirja e dėmeve nga merkuri.

INDEP thotė se derisa raporti i BB-sė ėshtė marrė me gjendjen e ndotjes nė Prishtinė, ajo do tė duhej tė pėrfshinte rajonet rurale dhe tė kishte parasysh ekspozimin mė tė lartė ndaj koncentrimit tė grimcave pėr popullatėn e Obiliqit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn