Mulaku Sėrish Ofron Dorėheqjen

Bajram MulakuBajram Mulaku
nga  Kreshnik Gashi
© Tė drejtat autoriale

Pak muaj pasi qė EULEX-i prangosi disa prej zyrtarėve komunalė tė Vushtrrisė, kryetari i kėsaj komune nuk i ka rėnė pishman pėr premtimin e tij pėr tė dhėnė dorėheqje, nė rast se zyrtarėt komunalė shpallen tė fajshėm nga gjykata.

Nė mars tė kėtij viti, Misioni i BE-sė pėr Zbatimin e Ligjit nė Kosovė, EULEX, arrestoi katėr zyrtarė tė Komunės sė Vushtrrisė, nė mesin e tė cilėve drejtorin e Inspektoratit, Bajram Beqiri; atė tė Urbanizmit, Idriz Ismajli; atė tė Shėrbimeve Publike, Sami Istrefi: si dhe deputetin komunal, Gani Imeri, nėn dyshimet se kanė kryer vepra penale tė abuzimit me pozitėn zyrtare.

Katėr muaj pas kėtyre arrestimeve, Bajram Mulaku, kryetari i Vushtrrisė, ėshtė zotuar sėrish se nėse zyrtarėt e komunės sė tij shpallen fajtorė, ai do japė dorėheqje.

“Ėshtė pėrgjegjėsi nė qoftė se njė drejtor i njė kryetari dėnohet, atėherė edhe kryetari ka pėrgjegjėsi”, ka thėnė Mulaku, nė debatin “Jeta nė Kosovė”.

Arrestimet e zyrtarėve tė Komunės kishin tė bėnin me uzurpime tė pronave publike dhe me ushtrim tė ndikimit. Kryetari Mulaku gjatė debatit ka pranuar se komuna e tij ka probleme me pronat e uzurpuara, mirėpo nuk ka pranuar se pronat po iu jepen militantėve dhe financuesve tė PDK-sė.

Kjo kritikė ka ardhur nga zyrtari i LDK-sė, Refik Ramaj, sipas tė cilit pronat tė cilat komuna i ka dhėnė me koncesion nė fshatin Stanovc i Poshtėm, u janė dhėnė militantėve tė PDK-sė.

“Kėto prona janė dhėnė pa tender, dhe me mbivotim nė Kuvendin Komunal, ėshtė shkelur Ligji pėr Vetėqeverisje Lokale”, ka thėnė Ramaj.

E kryetari Mulaku ka pranuar se pronat prej rreth 5 hektarėsh u janė ndarė gjashtė bizneseve, pa asnjė procedurė tenderuese. “Nuk ka pasur tender, kėrkesat e tyre i kanė drejtuar te kryetari. Kam dėgjuar se kėshtu kanė vepruar edhe shumė komuna tė tjera. Ēdo vendim i Kuvendit dėrgohet nė Ministrinė e Administrimit tė Pushtetit Lokal pėr me pa a janė tė ligjshme. Kjo ministri ka qenė e obliguar me dhanė komente pėr ligjshmėri tė vendimit”, thotė Mulaku.

Kreu i Vushtrrisė ėshtė kritikuar edhe se i ka dhėnė nė shfrytėzim njė pronė afėr Urės sė Gurit, vėllait tė drejtorit tė Shėrbimeve Publike, Sami Istrefi, i cili nė kėtė zonė ka ndėrtuar njė restorant. Mulaku ka thėnė se pas 12 vitesh, investimet e kryera nė kėtė restorant do t’i mbeten Komunės.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn