LDK: Marrėveshja pėr Presidenten Duhet tė Implementohet

nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) thotė se marrėveshja politike e nėnshkruar nga liderėt e tri partive politike Thaēi, Mustafa dhe Pacolli, e cila mė pas u shndėrrua nė rezolutė tė Parlamentit, dhe nė bazė tė saj u votua presidentja, nuk duhet tė interpretohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kryesia e LDK-sė ka shqyrtuar, nė njė mbledhje tė mėrkurėn, situatėn e krijuar pas interpretimit nga ana e Gjykatės Kushtetuese tė propozim-neneve pėr reformėn kushtetuese.

Nė njė deklaratė pėr shtyp, kjo parti konsideron se marrėveshja politike e nėnshkruar nga kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi, kryetari i LDK-sė, Isa Mustafa; ai i AKR-sė, Behgjet Pacolli, e dėshmuar nga ambasadori i SHBA-sė, Christopher Dell, dhe e pranuar si e tillė nga presidentja Atifete Jahjaga, gjatė negociatave dhe nė fjalimin e saj nė Kuvendin e Kosovės, nuk ka tė bėjė me interpretimin e Gjykatės Kushtetuese.

“Marrėveshja politike, fjalė pėr  fjalė, ėshtė shndėrruar nė njė rezolutė tė Kuvendit tė Kosovės dhe nė bazė tė asaj rezolute ėshtė votuar presidentja dhe janė krijuar komisionet pėr reformėn kushtetuese dhe zgjedhore”, thekson partia mė e madhe opozitare.

Lidhja Demokratike shpreh vendosshmėrinė dhe pėrkushtimin e saj pėr pėrmbushjen e marrėveshjes politike. LDK vlerėson se marrėveshja duhet tė implementohet nė tėrėsi, duke pėrfshirė edhe afatet kohore tė pėrcaktuara nga Kuvendi i Kosovės.

LDK kėrkon nga palėt nėnshkruese, Thaēi, Pacolli, Jahjaga dhe pėrfaqėsuesi i Qeverisė sė SHBA-sė, si inicuese dhe ndėrmjetėsuese, qė ta respektojnė marrėveshjen nė tėrėsi, nė mėnyrė “qė tė mund tė ēohen pėrpara reformat dhe qė vendi tė ketė presidentin qė do tė dalė nga vullneti dhe nga vota e drejtpėrdrejtė e qytetarėve tė Kosovės”.

Lidhja Demokratike thekson se respektimi i marrėveshjeve politike ėshtė normė elementare pėr funksionimin e jetės politike demokratike dhe tė institucioneve tė njė vendi dhe se mosrespektimi i marrėveshjes nė fjalė bėn tė pamundur qė tė arrihen marrėveshje tė tjera.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn