Thaēi i Kėrkon Ashtonit t’i Mbajė Premtimet

Thaēi dhe Ashton, gjatė takimit tė sotėm nė BrukselThaēi dhe Ashton, gjatė takimit tė sotėm nė Bruksel
nga  Gazeta JnK
© Tė drejtat autoriale

Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, gjatė njė takimi me baroneshėn Catherine Ashton, sot nė Bruksel, ka theksuar rėndėsinė e lėvizjes sė lirė dhe pa viza tė kosovarėve nė shtetet e Bashkimit Evropian, si dhe ka kėrkuar vendosjen e marrėdhėnieve kontraktuale ndėrmjet Kosovės e BE-sė.

Kryeministri Hashim Thaēi ka takuar, sot nė Bruksel, pėrfaqėsuesen e Lartė tė Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, dhe zėvendėspresidente e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, me tė cilėn ka folur pėr nevojėn e realizimit e premtimeve tė dhėna nga Bashkimi Evropian tė ndėrlidhura me perspektivėn evropiane tė Kosovės.

“Kryeministri posaēėrisht theksoi rėndėsinė e lėvizjes sė lirė dhe pa viza nė shtetet e Bashkimit Evropian pėr tė gjithė qytetarėt e Republikės sė Kosovės si dhe rėndėsinė e kontraktualizimit tė marrėdhėnieve mes Bashkimit Evropian dhe Republikės sė Kosovės. Ai tha qė ky do tė ishte hapi i parė formal e domethėnės mes dy palėve, mundėsitė e tė cilit do tė pėrshpejtonin dukshėm avancimin e Kosovės drejt BE-sė”, thuhet nė njė komunikatė shtypi tė Zyrės sė Kryeministrit, tē lėshuar pas takimit.

Nė kėtė kontekst, kryeministri Thaēi ka folur edhe pėr punėn qė institucionet e Kosovės kanė bėrė qė nga qershori, kur misioni vlerėsues i ekspertėve tė BE-sė vizitoi Kosovėn nė kuadėr tė pėrgatitjes sė studimit tė fizibilitetit pėr Marrėveshjen pėr Stabilizim Asociim (MSA). Ai ka shprehur sėrish besimin e tij tė plotė mbi gatishmėrinė e institucioneve pėr tė nėnshkruar dhe  negociuar njė marrėveshje tė tillė.

Nė takim, po ashtu, ėshtė biseduar edhe pėr ēėshtjen e vazhdimit te mandatit te EULEX-it nė Kosovė.

Sipas njoftimit pėr media, kryeministri Thaēi dhe Baronesha Ashton shkėmbyen mendime rreth ecurisė sė  deritashme tė dialogut Prishtinė – Beograd, tė lehtėsuar nga BE-ja si dhe  zbatimin e marrėveshjeve tė arritura deri mė tani nė kėtė dialog.

“Ishte konkludim i pėrbashkėt se zbatimi i marrėveshjeve tė arritura nė praktikė ėshtė imperativ pėr mundėsinė e vazhdimit tė dialogut ndėrmjet Republikės sė Kosovės dhe Serbisė”.

Nė kėtė vizitė, Thaēi shoqėrohej nga zėvendėskryeministri dhe ministėr i Drejtėsisė, Hajredin Kuēi dhe ministrja pėr Integrime Evropiane, Vlora Ēitaku.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn