Gjetaj: Punėt nė Zhilivodė Para Pėrfundimit

Gėrmimet nė Zhilivodė ishin ndėrprerė, javėn e kaluar, pas njė zjarri qė shpėrtheu nė punishteGėrmimet nė Zhilivodė ishin ndėrprerė, javėn e kaluar, pas njė zjarri qė shpėrtheu nė punishte
nga  F. Aliu
© Tė drejtat autoriale

Gėrmimet nė Zhilivodė tė Vushtrrisė nuk kanė nxjerrė asnjė dėshmi pėr tė mbėshtetur dyshimin se nė kėtė vend, ekziston njė varrezė masive.

Sipas kryetarit tė Komisionit Qeveritar pėr Persona tė Pagjetur, Prenk Gjetaj, punėt e deritashme nė kėtė lokacion janė nė pėrfundim e sipėr, kurse raporti pėrfundimtar pritet tė publikohet brenda pak ditėsh.
 
“Nė pesė gropat, nė tė cilat ėshtė gėrmuar deri mė tani [nė Zhilivodė], nuk ėshtė gjetur asgjė,” ka thėnė ai tė martėn, gjatė shpalosjes sė raportit gjashtėmujor tė punės sė komisionit qė drejton.
 
Gėrmimet nė Zhilivodė, ishin ndėrprerė javėn e kaluar, pėr shkak tė njė zjarri qė kishte shpėrthyer nė punishte.
 
Misioni i BE-sė pėr forcimin e sundimit tė ligjit nė Kosovė, EULEX, pat vlerėsuar se dėme tė mėdha janė shkaktuar nė kėtė vend tė dyshuar pėr varrezė masive, dhe ka nisur hetimet pėr tė zbuluar shkakun e zjarrit. Njė javė pas, asnjė rezultat nuk ėshtė publikuar nga kėto hetime.
 
Gjetaj ka sqaruar se punėt tani janė pėrqendruar nė gropėn e gjashtė dhe tė fundit nė kėtė vend, dhe se ka dyshime qė deri nė mbarimin e punėve tė arrihet ndonjė rezultat pozitiv.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn