MTI Shqyrton Dy Opsione pėr Ēimenton

Mimoza Kusari-lila | Foto: mti-ks.orgMimoza Kusari-lila | Foto: mti-ks.org
nga  P. Olluri
© Tė drejtat autoriale

Ministria e Tregtisė dhe Industrisė do tė vendosė, kėtė javė, pėr ndryshimin e vendimit tė marrė nė muajin qershor, i cili ngarkonte importuesit e ēimentos me njė tarifė prej 35 pėr qind. Janė dy opsione, shfuqizimi i tėrėsishėm i vendimit qė favorizon “Sharrcemin”, ose aplikimi i tarifave nė kuotė, pėr tė gjithė importuesit e ēimentos.

Ministria e Tregtisė dhe Industrisė (MTI) po shqyrton dy opsione pėr ndryshimin e vendimit tė marrė nė muajin qershor, i cili favorizon korporatėn greke “Titan”, qė ėshtė pronare i fabrikės sė ēimentos nė Han te Elezit.

MTI-ja i ka vendosur njė taksė prej 35 pėr qind importuesve tė ēimentos, duke favorizuar kėshtu ēimentoren nė Han tė Elezit me arsyetimin se ėshtė prodhues vendės. Kjo ėshtė bėrė duke u bazuar nė Ligjin pėr masat mbrojtėse nė importe.

“Njėri prej opsioneve ėshtė shfuqizimi i vendimit pėr ‘Sharrcemin’, kurse tjetri ėshtė marrja e njė vendimi qė bazohet nė aplikimin e tarifave nė kuotė pėr tė gjithė importuesit e ēimentos”, i tha Gazetės JnK, Bernard Nikaj, kėshilltar i ministres Mimoza Kusari-Lila. 

Aplikimi i tarifave nė kuotė, sipas tij, parasheh heqjen e taksės pėr njė sasi tė caktuar tė importit tė ēimentos. “Kėtu parashihet qė tė hiqet taksa pėr njė sasi tė caktuar pėr tė cilėn sasi ende nuk ėshtė vendosur.  Nėse importi e tejkalon kėtė sasi, atėherė taksohet”, ka thėnė Nikaj.

Modalitetet pėr hartimin e vendimit tė ri janė duke ende duke u diskutuar, por sipas tij, ato do tė kryhen brenda javės. “Vendimi do tė merret sigurt brenda kėsaj jave”, tha Nikaj.
 
Vendimi pėr taksėn mbi ēimenton ka nxitur reagime tė shumta. Edhe nė Kuvend ka pasur kėrkesa pėr shkarkimin e ministres qė vjen nga radhėt e AKR-sė.

Njėri prej deputetėve tė Aleancės Kosova e Re , Emin Gėrbeshi, kishte inicuar mocion nė Kuvendin e Kosovės  kundėr vendimit tė ministres Kusari-Lila, por njė ditė mė vonė ishte shkarkuar nga partia e tij.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn