Arrestohet pėr Ryshfet Tekniku i Pyjeve

Foto ilustrim: FlickrFoto ilustrim: Flickr
nga  Ardian Lulaj
© Tė drejtat autoriale

Bajram Vokshi, teknik i Agjencisė Pyjore tė Kosovės nė Kamenicė, ėshtė arrestuar tė martėn pasdite, nėn dyshimet se ka pranuar ryshfet.

Gjatė arrestimit, atij i janė gjetur nė veturėn e tij edhe 500 euro tė marra ryshfet, kanė konfirmuar pėr Gazetėn Jeta nė Kosovė, burime nga Prokuroria dhe Policia nė Gjilan.

Rasti ka ndodhur nė fshatin Hogosht tė Kamenicės, ka saktėsuar burimi. Vokshi bėnte damkosjen e drunjve te rrėnjėt.

Me vendim tė prokurorit, Vokshi ėshtė ndaluar nė mbajtje prej 48 orėsh.

Policia nė Gjilan ka konfirmuar se hetuesit e krimeve ekonomike dhe tė korrupsionit kanė arrestuar tė dyshuarin B. V. (1967), teknik i pylltarisė nė Agjencinė Pyjore, zyra nė Kamenicė.

“Policia pėrmes procesit hetimor ka siguruar informata se i dyshuari ka pranuar tė holla nė vlerė prej 500€ nga njė qytetar me qėllim tё rregullimit tё dokumentacionit nё agjencinė pyjore pёr 100m³ dru. I dyshuari ėshtė ndaluar derisa ishte duke drejtuar automjetin dhe gjatė kontrollit tė veturės sė tё dyshuarit janė gjetur tė holla nё vlerė prej 500€ tė cilat janė konfiskuar nga policia”, ka njoftuar policia.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn