Radovan Karaxhiq, gjatė gjykimit nė Hagė | Foto: APIsh-presidenti i Republikės Srpska i ka kėrkuar Bakir Izetbegoviqit, djali i presidentit tė mėparshėm tė Bosnjės, Alija Izetbegoviq, tė dėshmojė nė mėnyrė qė t’i lejojė Tribunalit tė Hagės, ICTY, tė kuptojė kontekstin e plotė tė ngjarjeve gjatė luftės.
Karaxhiqi tha se do ta pyes Izetbegoviqin pėr aktivitetet e kohės sė luftės tė Presidencės boshnjake nė marrjen e armėve duke dhunuar embargon e armėve nga Kombet e Bashkuara, si dhe dyshimet qė qeveria e Bosnjės inskenoi incidente bombardimi nė Sarajevė, pėr tė nxitur ndėrhyrjen ndėrkombėtare.
Karaxhiqi e falėnderoi gjithashtu Izetbegoviqin pėr interesin e tij nė rastin e gjyqit, siē ishte treguar nė letrėn e tij drejtuar kryeprokurorit tė ICTY-s, Serge Brammertz, muajin e shkuar.
Nė letėr, Izetbegoviqi e inkurajoi Brammertin tė apelonte vendimin e fundit tė Trupit Gjykues pėr tė liruar Karaxhiqin nga akuza pėr gjenocid nė shtatė komuna nė Bosnjė, gjatė vitit 1992.
“Sinqerisht, isha i habitur nga shprehja juaj publike e pakėnaqėsisė me atė vendim. Nuk duket si njė mėnyrė produktive pėr tė ndihmuar nė pajtimin e popujve tanė”.
“Qeveria juaj shpenzoi miliona pėr tė bindur Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė se nė komuna ishte bėrė gjenocid dhe humbėt. Gjykata vendosi nė vitin 2007 se ngjarjet nuk pėrbėnin gjenocid. Nuk e kuptoj pse e prisni ICTY-n tė vendosė ndryshe”, shkroi Karaxhiqi.
Karaxhiqi shkruan se shpreson qė Izetbegoviqi kishte pajtimin e anėtarėve tė tjerė tė presidencės pėr tė shkruar njė letėr tė tillė.
“Shpresoj se nuk e pėrfshini veten nė kėtė mėnyrė nė rastet qė janė para Gjykatės sė Bosnjės dhe Hercegovinės. Duke luajtur ata lloj roli qė pėrzien politikat dhe ligjin, bėhet ligj i keq dhe politika akoma mė tė kėqija”, shtoi Karaxhiqi.
Nė letrėn e tij, Karaxhiq shpjegon se po i shkruan Izetbegoviqit nė anglisht si “njė zgjidhje diplomatike” duke qenė se ai vetė flet serbisht dhe Izetbegoviqi boshnjakisht.
Karaxhiqi, ish-president i Republikės Srpska dhe komandanti suprem i ushtrisė sė saj, i mohon akuzat pėr gjenocid, krime lufte dhe krime ndaj njerėzimit.
Nė qershor, Karaxhiqi u pėrpoq qė tė rrėzonte 11 akuza kundėr tij. ICTY vendosi se prokuroria kishte paraqitur prova tė mjaftueshme pėr dhjetė nga 11 akuzat nė aktpadi por e liroi nga akuzat pėr gjenocid nė shtatė komuna nė Bosnjė. Prokuroria ka apeluar kundėr kėtij vendimi.
Gjyqi i Karaxhiqit filloi nė tetor tė vitit 2009 dhe prokuroria pėrfundoi prezantimin e provave muajin e shkuar. Pala mbrojtėse pritet tė prezantojė provat nė tetor.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)