Vrasja nė “Garden”, Gjykimi Shtyhet pėr Shtator

Foto: Korab BashaFoto: Korab Basha
nga  Genc Nimoni
© Tė drejtat autoriale

Seanca e 15-tė mė radhė pėr vrasjen e Arben Gashit, e cila kishte ndodhur mė 2 janar 2009 nė afėrsi tė lokalit “Garden” nė Prishtinė, tė martėn nuk u mbajt, madje u shoqėrua mė ofendime ndėrmjet avokatit dhe prokurorit tė ēėshtjes. Lėnda tashmė ka ndėrruar dy trupe gjykues, sikurse dhe prokurorin.

Ėshtė gjykimi pėr vrasje tė rėndė dhe vrasje tė rėndė nė tentativė, armėmbajtje pa leje dhe pjesėmarrje nė rrahje, i cili tash tre vjet e gjysmė, mbahet nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė. Tė akuzuar janė dy djemtė e ish-guvernatorit tė Bankės Qendrore, Hashim Rexhepi, dhe pesė persona tė tjerė, dy nga tė cilėt, ndodhen nė arrati.

Gentian Rexhepi akuzohet pėr vrasjen e Arben Gashit, natėn e 2 janarit tė vitit 2009 nė afėrsi tė lokalit “Garden” nė Prishtinė. Ndėrsa Granit Rexhepi akuzohet pėr pjesėmarrje nė rrahje. Nė kėtė rast ka mbetur i plagosur edhe i pandehuri Albert Isufi.

Seanca e cila filloi me 20 minuta vonesė, u shoqėrua mė zvarritje tė shumta, dhe nė fund u vendos tė shtyhej prapė. Arsyeja e shtyrjes ishte mungesa e njėrit prej ekspertėve, i cili ishte dashur tė ishte nė gjykimin e sotėm. Mirėpo edhe avokati i njėrit tė akuzuar, nuk ishte i pranishėm nė gjykim, edhe pse ka qenė i njoftuar pėr gjykimin e sotėm. Ramė Gashi, njėri nga dy avokatėt e tė akuzuarit G. R, e kishte lėshuar gjykimin njė ditė mė herėt nė shenjė proteste ndaj gjykatės, dhe sot nuk ishte fare nė gjykim. Ai e kishte lajmėruar avokatin tjetėr, Sabri Godanci, se “ėshtė nė pamundėsi tė prezantojė nė gjykimin e sotėm”.

Gjykatėsja e ēėshtjes, Tonka Berishaj - kryetare e trupit gjykues, deklaroi se nuk ishte vetėm mungesa e avokatit si shkas i shtyrjes sė gjykimit tė sotėm. Ajo shtoi se ishte e rėndėsishme prania e njėrit prej ekspertėve tė balistikės, porse ai ishte nė njė gjykim tjetėr mė gjykatėsit e EULEX-it nė Prizren.

I akuzuari G. R. u deklarua se nuk mund ta mbante gjykimin nė mungesė tė mbrojtėsit dhe se nuk ka pasur kohė qė tė konsultohej me familjen e tij, pėr ndonjė mbrojtės tjetėr. Gjithashtu, mbrojtėsit e tė pandehurve (Sabri Godanci, Halil Balaj etj), kėrkuan shtyrjen e gjykimit.

Po ashtu, mbrojtja propozoi ndėrprerjen e paraburgimit ndaj dy tė pandehurve, A. K dhe A. I., tė cilėt bashkė me G. R., janė nė paraburgim pėr mė shumė se tre vjet e gjysmė. Por, kjo u kundėrshtua fuqishėm nga prokurori i ēėshtjes.

Pas konsultimit tė trupit gjykues, gjykata vendosi qė ata tė qėndrojnė edhe mė tutje nė paraburgim, derisa tė vendoset pėr fajėsinė ose pafajėsinė e tyre.

Ēėshtja e paraburgimit ndezi reagime dhe ofendime ndėrmjet avokatit R. K., dhe prokurorit tė ēėshtjes L. S., pasi avokati me tone fyese iu drejtua prokurorit se nuk kishte arsye tė kėrkonte vazhdimin e paraburgimit ndaj klientit tė tij A. K. U desh ndėrhyrja e kryetares sė trupit gjykues pėr tė qetėsuar situatėn.

Avokati mbrojtės i tė akuzuarit A. I, Ramė Dreshaj, pati ankesa nė aktakuzėn e prokurorit, por edhe pėr ekspertizėn balistike, e cila ėshtė kryer nė Zagreb tė Kroacisė. Sipas tij, kjo ekspertizė ėshtė paqartė. Dreshaj paralajmėroi se do tė propozojė njė ekspertizė tjetėr tė llojit tė njėjtė.

Gjykimi ėshtė shtyrė pėr 10 dhe 11 shtator, kur do tė ftohen edhe eksperti i mjekėsisė ligjore, si dhe ai qė e ka kryer ekspertizėn balistike tė Zagrebit.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    Fshati nė Pushim
    Shiko arkivėn