Foto: Florent SpahijaKjo ėshtė seanca e parė qė mbahet pasi qė Gjykata Supreme e Kosovės e ka kthyer ēėshtjen nė rigjykim pėr njė pikė tė aktakuzės.
Tė gjitha palėt janė paraqitur me kohė nė seancė. Tė pandehurit, sipas aktakuzės nga prokuroria speciale, akuzohen se kanė kryer veprėn penale tė krimeve kundėr popullatės civile, e dėnueshme me ish-Kodin Penal tė ish-Jugosllavisė dhe me Kodin Penal tė Kosovės, si dhe nė kundėrshtim me konventat e Gjenevės dhe protokollet e shtesat e saj.
Tė tre tė pandehurit nė kohėn e luftės kishin nofkat e tyre. Latif Gashi njihej me nofkėn Lata, Nazif Mehmeti me nofkėn Nazi dhe Rustem Mustafa me nofkėn Remi. Qė tė tre tė pandehurit gjatė luftės kishin mbajtur pozita komanduese nė UĒK.
Sipas aktakuzės, qė nga gushti 1998 deri nė prill 1999, ata kishin pasur dijeni pėr qendrat e ndalimit nė vendet Bajgorė, Llapashticė, Majac, Patok dhe Kolec. Nė kėto qendra ishin ndaluar civilė shqiptarė me arsyetime se janė kolaboracionistė tė pushtetit serb.
Nė kėto qendra, tė pandehurit sė bashku me persona tė tjerė tė panjohur, akuzohen se kanė ndaluar, torturuar, keqtrajtuar dhe rrahur nė mėnyrėn me ēnjerėzore civilė shqiptarė. Sipas aktakuzės, personat e ndaluar pėr tė shpėtuar duhej tė tregoheshin luajalė ndaj UĒK-sė, ashtu qė pėr tė treguar besnikėrinė duhej tė vrisnin ndonjė serb.
Qė nė fillim tė seancės, avokati Mexhid Syla, mbrojtėsi i tė pandehurit Latif Gashi, deklaroi se ėshtė bėrė mirė qė lėnda mė nė fund ėshtė caktuar, por sipas tij, tė pandehurit e kanė marrė shumė vonė aktakuzėn, dhe nuk kanė pasur mundėsi qė tė pėrgatiten pėr kėtė seancė.
Ai shtoi se me kėtė vonesė nė caktimin e kėsaj lėnde janė shkelur nenet 5 dhe 6 tė Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, si dhe ėshtė shkelur Kushtetuta e Kosovės. “Tė pandehurit kanė tė drejtė nė gjykim tė drejtė dhe nė kohė tė arsyeshme”, tha Syla.
Me tutje, ky avokat tha se deri tek kjo vonesė ka ardhur si pasojė e neglizhencės sė gjykatės dhe prokurorisė.
Pika tjetėr qė avokati Syla ngriti ishte se si do tė procedohet me dėshmitarė dhe me prova. Ai kėrkoi sqarime nėse do tė dėgjohen dėshmitarėt pėr pikėn 8 e mbetur nga aktakuza, apo do tė lexohen deklaratat e dhėna nė shqyrtimin e mėhershėm gjyqėsor dhe nė faza tė tjera tė procedurės.
Edhe vetė i pandehuri Latif Gashi, deputet aktual i Kuvendit tė Kosovės, kėrkonte tė dinte nėse ishin plotėsuar kushtet elementare pėr fillimin e gjykimit, kjo pasi qė akuzėn e kishte marrė vetėm njė ditė mė parė, ndėrsa kushtet ligjore janė qė kjo tė bėhet sė paku tetė ditė pėrpara. Ai kėrkoj shtyrjen e shqyrtimit pėr pėrgatitje.
Kolegji pastaj i dha fjalėn prokurorit, i cili fillimisht bėri njė hyrje, e mė pas e lexoj nė tėrėsi aktakuzėn kundėr tre tė pandehurve.
Kryetarja e kolegjit, pas leximit tė aktakuzės, pyeti tė pandehurit nėse kishin nevojė pėr pėrgatitje para se tė deklaroheshin lidhur me fajėsinė ose pafajėsinė.
I pandehuri Gashi kėrkoi qė para se tė deklarohej tė bėnte njė hyrje tė shkurtėr. Por pasi qė filloi tė komentonte aktakuzėn, ai u ndėrpre nga kolegji pėr t’u pėrgjigjur nė pyetjen e parashtruar nga ta.
Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti deklaruan se kanė nevojė qė tė pėrgatiten, kurse Rrustem Mustafa tha se e ndjen vetėn tė pafajshėm pėr atė qė akuzohet nga prokuroria.
Kolegji miratoi kėrkesėn e palėve qė seanca tė shtyhet pėr njė datė tjetėr. Seanca e radhės u caktua pėr datėn 17 shtator.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)