Kampi veror nė Ferizaj 2012 | Foto: Terre Des HommesSikur viteve tjera Terre Des Hommes do tė organizojė kampin veror qė fillon prej 2 deri mė 6 korrik, nga ora 9 deri 13. Kampi do tė mbahet nė parkun e Taukbahqes, nė Prishtinė.
Koordinatorja pėr grupet kėshilluese, Bukurije Brezhnica, thotė se Terre Des Hommes e ka traditė qė tė bėjė kampe verore dhe financohet nga vet organizata zvicerane.
“Nė kamp zhvillojmė aktivitete tė ndryshme me qėllim qė t’i largojmė fėmijėt nga rruga pėr 5 ditė radhazi. Kampi ėshtė i hapur pėr tė gjithė. Zakonisht marrin pjesė komunitetet romė, ashkali dhe egjiptianė por edhe shqiptarėt”, Brezhnica i tha Gazetės Jeta nė Kosovė.
Kampi organizohet edhe nė qytete tjera si nė Fushė Kosovė, Pejė, Gjakovė, Ferizaj dhe Mitrovicė.
Nė kamp, pėrveē aktiviteteve tė lira, zhvillohen edhe aktivitete edukative dhe psiko-sociale, tė udhėhequra nga profesionistė, trajnerė dhe nga vet stafi i organizatės.
Brezhnica thekson se interesimi ka qenė i madh pėr ēdo vit nėpėr kėto kampe, ku numri i fėmijėve nis nga 170 e deri nė 500 fėmijė.
“Edhe pse bėhet njė numėr shumė i madh, ne jemi tė pėrgatitur”, tha Brezhnica duke shtuar se fėmijėve iu sigurohet mėngjesi dhe dreka dhe nė fund gostiten edhe me pemė.
Pėr sigurinė e fėmijėve kujdesen animatorėt, tė cilėt edhe kanė rolin e argėtuesit me fėmijė duke zhvilluar aktivitetet sipas planit.
Terre Des Hommes u hap nė vitin 1999 dhe ka projekte tė ndryshme si vetėdijesimi pėr arsim dhe kundėr trafikimit tė fėmijėve.
“Kudo qė ka fėmijė, pa marrė parasysh se cilit komunitet i pėrket, racės, gjinisė apo fesė, fėmijėt duhet tė respektohen dhe tė ndihmohen”, thotė Brezhnica.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)