Serbia Heton Bashkėpunėtorėt e Mladiqit

Vladimir Vukēeviq, kryeprokurori serb pėr Krime Lufte, dhe Bruno Vekariq, zėvendėsprokurori pėr Krime Lufte | Foto: AP/ Beta Vladimir Vukēeviq, kryeprokurori serb pėr Krime Lufte, dhe Bruno Vekariq, zėvendėsprokurori pėr Krime Lufte | Foto: AP/ Beta
nga  Marija Ristiq
© Tė drejtat autoriale

Zyra e Prokurorisė sė Serbisė tha tė premten se ka filluar procedurat ligjore kundėr 13 personave tė dyshuar se kanė ndihmuar Ratko Mladiqin dhe Stojan Zhuplaninin.


Gjashtė persona dyshohen se kanė ndihmuar Ratko Mladiqin, ish-komandant i ushtrisė serbe tė Bosnjės, i cili arriti tė arratisej pėr 16 vjet para se t’i dorėzohej Tribunalit tė Hagės, ICTY, nė vitin 2011.

Njė nga personat qė po heton dihet se ėshtė njė oficer i shkallės sė lartė nė pension nė Ushtrinė Serbe.

Stojan Zhuplanin, ish-shef i stacionit tė Policisė Rajonale nė Banjallukė dhe i pandehur i tanishėm i ICTY-sė, thuhet se ka pasur rrjetin mė mirė tė organizuar tė ndihmuesve, si dhe mbėshtetjen e gjatė tė disa politikanėve tė nivelit tė lartė. Shtatė persona po gjykohen qė e kanė ndihmuar tė fshihet.

Kryeprokurori pėr Krime Lufte, Vladimir Vukēeviq refuzoi tė deklarojė emrat e atyre tė pėrfshirė nė fshehjen e tė pandehurve tė ICTY-sė, duke qenė se po mbrohen nga supozimi i pafajėsisė.

Mladiqi gėzoi mbėshtetjen e Ushtrisė Serbe deri nė 2002, kur Serbia miratoi Ligjin pėr Bashkėpunim me ICTY-nė. Sipas Vukēeviqit, pas vitit 2002, Mladiqi krijoi njė rrjet personash, kryesisht nga Ushtria e Republikės Srpska, i cili i lejoi tė fshihej nė njėmbėdhjetė lokacione nė Beograd.

Shumica e bashkėpunėtorėve tė Mladiqit u arrestuan nė 2006 dhe momentalisht po gjykohen nė gjykatė nė Beograd.

Nė njė pikė tė hetimit, Mladiqi ishte pranė autoriteteve, por dėshtuan ta arrestonin, dėshtim tė cilin kryeprokurori e pėrshkroi si joprofesionale dhe amatoreske. Ai shtoi se ky incident duhet tė hetohet mė tej.

Sipas prokurorit, rrjeti i personave qė ndihmuan Radovan Karaxhiqin, ish-presidentin serb tė Bosnjės dhe i pandehur i ICTY-sė, nuk mund tė gjykohen duke qenė se janė tė gjithė anėtarė tė afėrt tė familjes sė tij.

Goran Haxhiqi, ish-presidenti i rajonit tė vetėshpallur serb nė Kroaci, iu tha pėr aktpadinė nga dikush i afėrt me ekipin e prokurorisė sė ICTY-sė, dhe e la shtėpinė pikėrisht para arrestimit tė tij.

“Lajmi se ishte paditur erdhi nga Tribunali i Hagės kur njė person shumė i njohur i afėrt me ish-prokuroren Carla del Ponte informoi njė avokat nga Beogradi. Avokati pastaj thirri Haxhiqin dhe i ofroi shėrbimet e tij”, tha Vukēeviqi.

Prokuroria ka informacion gjithashtu se Haxhiqi po fshihej nė manastire nė Serbi, edhe pse asnjė nga klerikėt nuk e dinin se kush ishte.

Prokuroria thotė se Rade Bulatoviq, ish-drejtor i Agjencisė sė Sigurisė sė Informacionit nė Beograd, e dinte pėr njėmbėdhjetė adresa ku Mladiqi po fshihej nė Serbi. Ai arrestoi ndihmuesit e tij, por dėshtoi tė arrestojė vetė Mladiqin.

Vukēeviqi tha se nuk ka prova tė mjaftueshme kundėr Bulatoviqit pėr tė hedhur akuza, por se do tė merrej nė pyetje.

Vukēeviq theksoi se prokuroria Serbe po bėn hetimet, jo pėr shkak tė presioneve nga ICTY ose BE-ja, por sepse ēdo qytetar qė shkel ligjin duhet tė dėnohet.

Kryeprokurori i ICTY-s, Serge Brammertz, nė raportin e tij dyvjeēar pėr Kėshillin e Sigurisė sė BE-sė qė prezantoi nė fillim tė qershorit, shprehu shqetėsimin e tij pėr vonesėn e Serbisė pėr tė identifikuar tė gjithė ata qė ndihmuan Karaxhiqin dhe Mladiqin pėr tė qėndruar nė arrati pėr kaq gjatė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    48 Orė Pa Ujė
    Shiko arkivėn