Sot, ministri i punėve tė brendshme, Bajram Rexhepi priti nė takim ministren belge pėr azil dhe migracion, Maggie De Block.
Rexhepi falėnderoi ministren De Blok pėr kontributin e Belgjikės nė pėrkrahje tė Kosovės, si nė njohjen e hershme, me numrin e madh tė azilkėrkuesve, nė prezencėn e kėtij shteti nė KFOR dhe nė tė gjitha iniciativat.
Ai theksoi se Kosova ėshtė shteti qė ka ngarkuar Belgjikėn mė sė shumti me kėrkesa pėr azil dhe se qeveria e Kosovės ka ndėrmarrė masa pėr tė zvogėluar kėtė numėr.
Po ashtu, Rexhepi tha se sė bashku me Belgjikėn do tė nisin njė fushatė informuese pėr ti vetėdijesuar kosovarėt qė mos tė bijėn viktimė e grupeve kriminale, qė u premtojnė azil.
Nė kėtė takim, Rexhepi pėrsėriti se koha pėr azil politik dhe ekonomik ka kaluar duke iu referuar fushatės sė shtetit qė kosovarėt nuk duhet tė dalin e tė kėrkojnė azil nėpėr shtetet e BE-sė.
“Dhe numri i madh i azilkėrkuesve ėshtė armiku mė i madh nė procesin e liberalizimit tė vizave”, tha Rexhepi.
Ai tha se numri i azil kėrkuesve ėshtė mė i vogėl sivjet krahasuar me vitin e kaluar. Kėtė gjė janė duke e kėrkuar krejt shtetet anėtare tė BE-sė nga Kosova nė mėnyrė qė tė pėrshpejtojė hapat pėr hyrjen nė listėn e bardhė tė Shengenit.
“Me Belgjikėn nė emėr tė shteteve tė Beneluksit kemi tė nėnshkruar marrėveshjen pėr ri-pranim, natyrisht qė kanė pasur arsye tė shprehin shqetėsim nė aspektin e liberalizimit tė vizave, sepse janė nė presion tė madh nga azilkėrkuesit, bashkė me Francėn dhe Suedinė dhe pėr kėtė kemi mirėkuptim dhe qėllimi jonė ėshtė qė me bashkėpunim tė ngushtė numri i azilkėrkuesve tė reduktohet maksimalisht”, tha Rexhepi.
Kosova dhe Belgjika kanė nėnshkruar marrėveshjen pėr ri-pranim nė maj tė vitit 2011, dhe ministrja belge, Maggie De Block, tha se shteti i saj ka bashkėpunim tė mirė me Kosovėn.
“Ne diskutuam pėr procesin e liberalizimit tė vizave, si njė ndėr ēėshtjet me tė rėndėsishme pėr Bashkimin Evropian dhe Belgjikėn. Belgjika po e pėrcjellė me shumė kujdes liberalizimin e vizave, sepse dėshirojmė qė mėnjanojmė shpėrdorimet e mundshme”, tha De Block.
Ajo tha se Kosova ėshtė ndėr top dhjetė vendet, qė qytetarėt e saj kėrkojnė azil nė Belgjik dhe mbi 95 pėr qind e tyre u refuzohen kėrkesat pėr azil.
Ajo tha se shteti i saj ka konstatuar se Kosova ėshtė vend i sigurt dhe pėr kėtė shkak nuk merren mė pėr bazė kėrkesat e shtetasve kosovar pėr azil nė Belgjikė.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 5 Komentet)