mbpzhr-ks.netLista fillestare numėronte 44 punėtorė, ndėrsa nė listėn pėrfundimtare janė shtuar edhe 63 tė tjerė - gjithsej 107 ish-punėtorė.
Zėdhėnėsi i AKP-sė, Ylli Kaloshi, tha se lista pėrfundimtare ėshtė aprovuar nė mbledhjen e fundit tė Bordit tė AKP-sė. Sipas tij, ēdo punėtor i kėsaj ndėrmarrje qė pretendon se nuk ėshtė pėrfshirė nė listėn pėrfundimtare ende mund t’i drejtohet Dhomės sė Posaēme tė Gjykatės Supreme tė Kosovės nė afatin prej 20 ditėsh nga data e publikimit nė media. “Vendimet e kėsaj gjykate janė obligative pėr Agjencinė Kosovare tė Privatizimit”, ka thėnė zėdhėnėsi Kaloshi.
Gazeta Jeta nė Kosovė ka raportuar muajin e kaluar se punėtorėt e ish-ndėrmarrjes shoqėrore “Drenica” ishin ankuar ndaj listės sė pėrkohshme e fillestare tė punėtorėve tė shpallur nga AKP nė mars 2012 pasi nuk figuronin se kishin plotėsuar kriteret pėr pėrfitim nga fondi i 20 pėrqindėshit. Ata akuzonin drejtuesit e ndėrmarrjes se kishin vepruar pa autorizimin e tyre si dhe qė kishin falsifikuar dokumente.
Sipas drejtuesve tė ndėrmarrjes, pjesėt e privatizuara janė shitur nė vlerė prej 4,900,444 eurosh nė total. Nė atė rast, 20 pėrqindėshi ėshtė 980088.8 euro. Nėse 107 do tė jetė numri i fundit i punėtorėve nga 20 pėrqindėshi, atėherė ata pritet tė pėrfitojnė rreth 9160 euro secili.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)