Foto: eulex-kosovo.euEkspertėt europianė tė forensikės po ekzaminojnė njė lokacion tė mundshėm varri masiv nė rajonin e Klinės, nė Kosovėn qendrore, pėr tė kėrkuar pėr viktimat e luftės sė vitit 1999. Njė ekip nga Departamenti i EULEX-it pėr Mjekėsinė Ligjore, filloi punimet vlerėsuese tė enjtet nė njė lokacion qė dyshohet tė jetė varr masiv.
“Lokacioni ėshtė 3.5 kilometra nga qendra e qytetit [Klina], pranė lumit”, tha zėdhėnėsja e EULEX-it, Bardha Azari, pėr BIRN-in.
Ekspertėt e forensikės sė EULEX-it planifikojnė tė vlerėsojnė mė shumė se 30 lokacione tė mundshme, kėtė vit, si pjesė e kėrkimit tė tyre tė vazhdueshėm pėr persona tė zhdukur nga lufta nė Kosovė dhe pasojat e saj.
Plani ėshtė tė bėhet njė vlerėsim i lokacionit, si dhe zhvarrosjet nė rajonet e Gjakovės, Pejės, Klinės, Prizrenit, Mitrovicės, Skenderajt, dhe Podujevės.
Por, sipas EULEX-it, vlerėsimi i lokacionit tė enjten tė Klinė “nuk ishte pjesė e zhvarrosjeve tė planifikuar, por pjesė e njė hetimi tė vazhdueshėm”.
Trembėdhjetė vjet pas fundit tė luftės nė Kosovė, nga njė total prej 6,019 personash tė raportuar si tė zhdukur nga familjet e tyre nė Kryqin e Kuq Ndėrkombėtar, mė shumė se 1,400 mbesin tė pagjetur - shumica shqiptarė tė Kosovės.
Shoqatat e familjeve tė personave tė zhdukur, dhe autoriteteve nė Prishtinė, sė fundi, i kanė bėrė thirrje Beogradit tė tregojė se ēfarė iu ndodhi tė dashurve tė tyre, tė cilėt u zhdukėn gjatė luftės nė vitin 1999. Supozohet se ata janė vrarė nga forcat e sigurisė serbe.
Fundjavėn e shkuar, eshtrat e tė paktėn dy personave u gjetėn nė veri tė Kosovės, gjatė punės sė ndėrtimit nė njė pronė private afėr barakave tė ish Ushtrisė Jugosllave, nė pjesėn jugore tė Mitrovicės.
Banorėt vendas, dhe shoqatat e familjeve tė personave tė zhdukur, dyshojnė se vendi ku u gjetėn dy trupat e mbuluar me batanije, janė viktima tė luftės sė vitit 1999.
Eshtrat e gjetura mė parė nė tė njėjtin vend iu pėrkisnin personave qė vdiqėn gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Zėdhėnėsja e EULEX-it tha pėr BIRN-in se zhvarrosjet nė kėtė lokacion pritet tė fillojnė tė enjten tjetėr, mė 14 qershor.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)