Hasan Preteni, drejtor i AKK-sėNė kėtė kategori pėrfshihen kryesisht zyrtarė tė lartė, tė cilėt kėtė vit i kanė deklaruar vetėm ndryshimet e pasurisė. Kategoria tjetėr e zyrtarėve tė lartė, ku pėrfshihen zyrtarėt e lartė tė cilėt pėr herė tė parė e bėjnė deklarimin e pasurisė ėshtė nė pėrpunim e sipėr dhe do tė publikohet nė mėnyrė tė vazhdueshme, thuhet nė njė njoftim shtypi tė kėsaj agjencie.
“AKK ėshtė duke punuar maksimalisht qė tė gjithė regjistrat nga formularėt e deklaruar do tė bėhen publike sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe do tė publikohen nė mėnyrė tė vazhdueshme, deri sa tė pėrfundojė i gjithė procesi i publikimit tė pasurisė pėr tė gjithė zyrtarėt e lartė publikė”.
AKK thotė se gjatė bartjes sė tė dhėnave qė deklarohen nė formularin e deklarimit tė pasurisė nga ana e zyrtarėve tė lartė publikė, tek regjistrat e deklarimeve, mund tė ndodhin lėshime teknike apo formulime tė gabuara. “Andaj kėrkojmė nga subjektet deklaruese qe tė na njoftojnė me kohė nė mėnyrė qė tė bėhen pėrmirėsimet nė afat sa me tė shpejt pėr t’i shmangur kėshtu paqartėsitė qe mund tė krijohen”, thuhet nė komunikatėn shpėrndarė medieve.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 0 Komentet)