Foto ilustrim: FlickrProkuroria e Qarkut nė Prizren e ngarkon tė pandehurin me veprėn penale tė Rrezikimit tė trafikut publik, pėr shkak tė dehjes, tė paraparė nė nenin 298, para3/1 tė KPK-sė.
Pas leximit tė aktakuzės, i akuzuari deklaroi se e ka pranuar fajėsinė qysh nė seancėn e procedurės paraprake. “Edhe sot, dhe ēdoherė, do ta pranojė fajėsinė pėr kėtė vepėr”.
Prokurori Publik i Qarkut nė Prizren, Agron Matjani, nė fjalėn pėrfundimtare deklaroi se ėshtė vėrtetuar nė tėrėsi gjendja faktike, se i akuzuari ka kryer veprėn penale tė rrezikimit tė trafikut publik dhe atė nė gjendje tė dehur. “Unė i propozoj trupit gjykues qė atė, ta shpallė fajtor dhe ta dėnojė sipas ligjit”.
Pėrfaqėsuesi i palės sė dėmtuar, avokat Hamit Gashi, tha se e pėrkrahė nė tėrėsi fjalėn pėrfundimtare tė prokurorit dhe si palė e dėmtuar tha se i bashkėngjitet ndjekjes penale ndaj tė akuzuarit.
Ky gjykim, ėshtė kthyer nė rigjykim nga Gjykata Supreme e Kosovės, dėnimi paraprak ka qenė njė vit e tetė muaj.
“Ne si palė e dėmtuar e kemi goditur aktgjykimin paraprak, sepse kemi konsideruar se dėnimi ka qenė i ulėt. Mėnyra se si i ndjeri ka ndėrruar jetė, ka qenė rrėqethėse pėr familjen dhe sot e asaj ditė familjarėt e tė dėmtuarit nuk kanė mund tė rehabilitohen nga kjo fatkeqėsi. I ndjeri ishte 30 vjeē, kishte bashkėshorten, prindėrit, vėllezėrit dhe motrat, tė cilėt janė shumė tė shqetėsuar. Andaj me kėtė rast, nga trupi gjykues kėrkoi qė ndaj tė njėjtit tė shqiptohet njė dėnim sa mė i ashpėr”, tha avokati Gashi.
Mbrojtėsi i tė akuzuarit, avokat Iljaz Kadolli, tha se ėshtė e ditur qė veprat penale tė rrezikimit tė trafikut publik edhe nė rastet kur janė nėn ndikimin e alkoolit, kryen pa dashje, ai madje tha se kemi pasur shumė raste tė tilla, mirėpo familjet janė pajtuar mes vete dhe ja kanė falur gjakun. “Nė kėtė rast, po mė habit fakti se si familja e dėmtuar kėrkon dėnim mė tė ashpėr”.
“I akuzuari e ka pranuar fajėsinė dhe ėshtė penduar thellė pėr veprėn e shkaktuar dhe me njė dėnim tė paraparė nė minimum tė kėsaj vepre do tė arrihej efekti i dėnimit, kjo sidomos duke pasur parasysh faktin se ne tė gjithė vozisim dhe secilit nga ne mund t’ i ndodhė njė rast i tillė”, u shpreh avokati Kadolli.
I akuzuari Agim Morina, nė fjalėn pėrfundimtare para trupit gjykues, shprehu keqardhje ndaj familjarėve. Ai shtoi se pėrkundėr insistimeve tė tij pėrmes miqve, siē e kėrkon tradita, familja e tė dėmtuarit nuk ka pranuar qė tė pajtohen dhe nuk ia kanė falur gjakun.
“E gjithė familja ime kanė qenė tė ngujuar pėr njė vit, ndėrsa tani besė nuk kam vetėm unė”, tha ai.
Pas kėsaj trupi gjykues, u tėrhoq pėr kėshillim dhe votim dhe brenda ditės shpalli aktgjykimin.
I pandehuri Agim Morina u shpall fajtorė dhe u dėnua me burgim nė kohėzgjatje prej tre vitesh.
Atij iu shqiptua edhe dėnimi plotėsues “Ndalimi i drejtimit tė automjetit” nė kohėzgjatje prej njė viti. Kjo masė hynė nė fuqi, pasi qė tė mbajė burgun.
Po ashtu, nė emėr tė paushallit gjyqėsor, i pandehuri u obligua qė tė paguajė shpenzimet nė vlerė prej 100 euro.
Avokati mbrojtės i tė akuzuarit, pas shpalljes sė aktgjykimit, paralajmėroi ankesė. “Mė vjen keq qė trupi gjykues ka rėnė nėn ndikimin e palės sė dėmtuar”, u shpreh ai.
“Unė po vazhdojė me qenė i ngujuar, mirėpo nuk do tė ngujohem mė. Kėtė e kam bėrė pėr hirė tė respektit, mirėpo nga sot nuk do tė ruhem mė asnjėherė, sepse nuk shkon kjo punė kėshtu, edhe me ligj, edhe me Kanun”, tha i pandehuri, para trupit gjykues, pas shpalljes sė aktgjykimit.
Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 6 Komentet)