Ardian Arifaj

Ėndrra Amerikane

nga  Ardian Arifaj
© Tė drejtat autoriale

Lajmi se trupat amerikane do tė tėrhiqen nga Kosova, edhe pse erdhi si njė “bombė”, nuk duhet tė befasojė askėnd. Trupat amerikane do tė tėrhiqen njė ditė, madje po tė mundej, Washingtoni do t’i tėrhiqte trupat qysh sot. Sot ka shumė vatra krize e zona tė tjera tė rėndėsisė sė lartė pėr Shtetet e Bashkuara e ku Washingtoni duhet tė pėrqendrojė vėmendjen dhe tė gjitha resurset qė i ka.

Viti i Ri nisi me lajmin se trupat amerikane do tė tėrhiqen nga Kosova. Edhe pse eprori mė i lartė ushtarak amerikan nė Kosovė shpejt kumtoi se nuk do tė ketė tėrheqje tė trupave amerikane nė vitin 2012, lajmi shkaktoi mjaft reagime nė Kosovė, nė rajon e madje edhe nė vetė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Pėrfaqėsues tė shqiptaro-amerikanėve e quajtėn vendim tė ngutshėm - nėse ka pasur vendim fare. Nė Kosovė u dėgjuan vetėm qytetarėt. Pėrfaqėsues politikė nuk u dėgjuan, me siguri duke pritur ndonjė konfirmim zyrtar tė kėtij lajmi.

Njė lajm i tillė, edhe pse erdhi si njė “bombė”, nė tė vėrtetė nuk duhet tė befasojė asnjė dhe ėshtė shumė e mundur, jo vetėm qė trupat amerikane do tė tėrhiqen njė ditė, por edhe qė po tė mundej, Washingtoni do t’i tėrhiqte trupat qysh sot. Sot ka shumė vatra krize e zona tė tjera tė rėndėsisė sė lartė pėr Shtetet e Bashkuara e ku Washingtoni duhet tė pėrqendrojė vėmendjen dhe tė gjitha resurset qė i ka.

Mbajtja e trupave ushtarake nė Evropė, tani qė kontinenti i vjetėr jeton nė paqe ndėrsa rreziku nga ish-BRSS-ja ėshtė zhdukur, nuk duhet tė jetė interes madhor i SHBA-sė.

Por, ēfarė do tė thotė kjo pėr Kosovėn, madje edhe nėse ishte vetėm njė lajm i pakonfirmuar?
Kosova qė nga shpallja e pavarėsisė ėshtė treguar krejtėsisht e varur nga Shtetet e Bashkuara. Pėrfaqėsues tė Ambasadės Amerikane nė Prishtinė kanė mikromenagjuar programin e ditės, kur ėshtė shpallur pavarėsia e Kosovės dhe kanė pasur gisht dhe vazhdojnė tė kenė gisht nė gati ēdo vendim qė ėshtė marrė nė Kosovė.

Pa hyrė nė motivin pse ambasada pranon tė marrė njė barrė kaq tė madhe, mund tė vėrehet se kjo e ka penguar klasėn politike nė Kosovė qė tė tregohet kompetente dhe e pjekur qė tė marrė vendime tė duhura e nė mėnyrė tė pavarur. Pėr mė tepėr, jo vetėm qytetarėt, por edhe pjesa mė e madhe e klasės politike vazhdon tė operojė me konceptin joekzistent nė marrėdhėniet ndėrkombėtare atė tė mikut qė ndihmon tjetrin pa asnjė interes e deri nė vetėmohim. Kėshtu shihen Shtetet e Bashkuara nė Kosovė dhe pėrkrahja e tyre merret si e pakushtėzuar dhe e pakufizuar. Lajmi pėr tėrheqjen e mundshme tė trupave amerikane mund tė bėhet sinjali qė tregon se megjithatė Washingtoni e shikon, nė rend tė parė, interesin e vet, sikur edhe tė gjithė anėtarėt tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Reagimet e lexuesve tė mediave nė gjuhėn shqipe, qė kishin lėnė komente nėpėr portalet e internetit, shprehnin drojė nga ajo se ēfarė do tė ndodhė? Nė kėtė frikė vėrehej qartė mosbesimi qė qytetarėt kanė kundruall institucioneve tė shtetit tė Kosovės, jo vetėm pėr tė mbrojtur fizikisht qytetarin e Kosovės, por edhe pėr tė siguruar mirėqenie pėr qytetarin duke marrė vendime nė mėnyrė krejtėsisht tė pavarur, pa ndihmėn e askujt. Dobia mė e madhe nga ky lajm, tash pėr tash, do tė ishte “zgjimi” i qytetarėve kosovarė dhe pėrqendrimi i vėmendjes nė institucionet qeverisėse nė Kosovė, pėr tė kėrkuar nga to qė tė ndėrtojnė institucione sa mė tė qėndrueshme, tė vejnė njė qeverisje tė mirė, qė do tė garantonte mirėqenie e siguri pėr qytetarėt e Kosovės.

Mė e vėshtirė ėshtė qė qytetarėve tė Kosovės t’u largohet frika pėr sigurinė e tyre fizike. Shqiptarėt e Kosovės tradicionalisht shprehin mosbesim ndaj shteteve evropiane dhe gjithmonė i kanė mbajtur sytė tė kthyer nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Zbrazėtinė qė do ta lėnin amerikanėt me largimin e tyre nuk mund ta mbushė asnjė vend evropiane e as e tėrė BE-ja.

Lajmi shkaktoi jehonė edhe nė Serbi, ndonėse edhe atje politikanėt janė pėrmbajtur nga deklarimet, sipas tė gjitha gjasave pėr arsyen e njėjtė - kanė pritur tė konfirmohet lajmi e pastaj ta interpretojnė. Edhe nė Serbi, komentatorėt kanė arsyetuar me lloj-lloj teorie konspiracioni atė qė e shihnin si involvim i amerikanėve dhe mbėshtetje pėr shqiptarėt e Kosovės dhe stacionim afatgjatė nė Kosovė.

Gjithkund nė Ballkan, por sidomos nė Serbi, ende operohet me koncepte ushtarake dhe njė lajm pėr tėrheqjen e trupave amerikane nga Kosova – ėshtė shumė e mundur – do tė shihet si pėrfundim i mbėshtetjes pėr shqiptarėt e Kosovės e rrjedhimisht edhe si njė rast pėr “tė kthyer Kosovėn”.

Nėse Beogradi dyshon qė ka diēka tė vėrtetė nė kėtė lajm, atėherė kjo do ta inkurajojė Serbinė qė tė marrė qėndrim mė radikal kundrejt Kosovės. Kur kihet parasysh qė Serbia po hyn nė njė fushatė zgjedhjesh, kjo do tė ashpėrsojė edhe mė shumė retorikėn politike por ndoshta edhe veprimet e klasės politike nė Serbi. Indikativ ėshtė njė koment i bėrė nė njė gazetė tė Serbisė, nė tė cilėn komentatori vėren se nė ushtarėt amerikanė nuk guxon tė shtiesh me armė, siē guxon tė bėsh me ushtarėt e shteteve tė tjera. Kjo zbulon se sa Serbia i trembet Amerikės, por edhe sa nuk i trembet Evropės.

Tėrheqja amerikane nga Kosova do tė ishte e rėndė edhe pėr Evropėn. Shtetet evropiane vazhdimisht janė treguar tė ngathėta qė tė shtyjnė pėrpara ndryshimet pozitive nė Ballkan dhe gjithmonė ėshtė nevojitur njė shtytje nga amerikanėt pėr tė lėvizur gjėrat. BE-ja vetė nuk ka njė politikė mė tė qartė pėr Ballkanit, pėrveē se pėrsėritė se Ballkani ka tė ardhme evropiane dhe e ka vendin nė BE. Bosnja, prej nga Shtetet e Bashkuara janė tėrhequr dhe i a kanė lėnė punėt nė dorė BE-sė, ėshtė shembull i dėshtimit pėr tė lėvizur gjėrat pėrpara dhe njė mėsim pėr tė gjithė se sa ėshtė i nevojshėm involvimi i drejtpėrdrejtė i Shteteve tė Bashkuara.

Atėherė, ēfarė do tė ndodhė? Largimi i trupave amerikane nga Kosova duhet shikuar si diēka qė mund tė bėhet dhe atė shumė shpejtė. Kosova duhet tė ndėrtojė institucione sa mė tė forta, sa mė kompetente e tė pėrgjegjshme, qė tė ndėrtojė njė shtet sa mė tė fortė, qė ėshtė nė gjendje tė sigurojė mirėqenie dhe tė garantojė kėtė mirėqenie pėr qytetarėt e saj. Serbia mund tė ndihet e inkurajuar dhe tė “mprehė dhėmbėt” e tė paramendojė ndonjė inkursion me trupat e saja nė veri tė Kosovės pėr tė marrė pėr vete atė pjesė, njė skenar qė fshehurazi ėshtė pėrmendur si mundėsi. Evropa, me vėmendjen e larguar nga Ballkani dhe e pėrqendruar nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme pėr tė siē ėshtė kriza ekonomike, mund tė tregohet pėrsėri e vonuar nė reagimin nė Ballkan. Atėherė amerikanėt pėrsėri do tė duhet tė kthehen nė Kosovė.

Kosovės i mbetet tė dėshmojė se di tė kthejė miqėsinė dhe ta kuptojė nevojėn e Washingtonit qė tė kthejė sytė kah pjesėt tjera tė globit dhe ta lirojė mikun nga barra tė cilėn nuk dėshiron ta mbajė. Qeverisja e mirė, e drejtė dhe transparente ėshtė falėnderimi mė i mirė pėr kėtė miqėsi dhe pėrkrahje dhe garanci qė amerikanėt do tė na gjinden pranė gjithmonė.

Komentet: Komentet sipas rendit kronologjik (Gjithsej 1 Komentet)

     Lajmet e fundit 
     
     Fotogaleria 
    30 Vjetėt e Princit Harry nė Fotografi